Arsimi figurativ

Page 86

09

GRAFIKA FUSHA FIGURATIVE

86

NËNSHKRIM NË GRAFIKË Grafika si vepër figurative ka vlerë vetëm nëse është e nënshkruar nga autori. Fleta nënshkruhet në pjesën e poshtme horizontale të gjurmës. Së pari vihet numri rendor i grafikës së shtypur dhe numri i plotë i grafikave të shtypura. Për shembull: nëse grafika që e kemi shtypur është e treta me radhë, dhe gjithsej kemi nëntë grafika të njëjta, numri do të jetë 3/9. Menjëherë pas numrit shënohet teknika me të cilën është shtypur vepra, për shembull: kartonshtyp, gjips-gdhendje etj, pas teknikës shënohet viti kur është shtypur grafika, për shembull: 2010. Në mes të vijës së poshtme shkruhet titulli i grafikës, për shembull: dru, peizazh, portret etj., e në anën e djathtë vendoset nënshkrimi i autorit që e ka krijuar grafikën. Me nënshkrim, grafika bëhet vepër e autorit dhe merr vlerë artistike. Autori çdo herë duhet t’i nënshkruajë veprat e veta në këtë mënyrë.

3/9, sito-shtyp, 1990

Alfa II

Danço Ordev

TË MBAJMË MEND: Secila grafikë nënshkruhet prej autorit. Me nënshkrim grafika bëhet vepër origjinale figurative.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.