Arsimi figurativ

Page 59

05

VIZATIM FUSHA FIGURATIVE

59

FORMA

Vizatim, laps

Në gjuhën figurative u njoftuam me formën si element figurativ. E gjithë ajo që duam ta vizatojmë ka formë, e ajo është fytyra e asaj që e paramendojmë. Në vizatim shprehemi me forma dydimensionale të cilat i paraqesim me vijë. Kur vështrojmë një vizatim, ai mund të duket i qetë apo jo i qetë, varësisht nga ajo se me çfarë vija dhe forma është vizatuar. Secila formë në vete përmban forcë vizuale e cila e lëviz syrin në kahje të caktuar me të cilën disa forma duken të qeta, respektivisht themi se janë statike. Ato forma të cilat duken jo të qeta i quajmë dinamike. Nëse në vizatim shfrytëzojmë më tepër forma statike, vizatimi do të duket i qetë, por nëse përdorim më tepër forma dinamike vizatimi do të duket jo i qetë, respektivisht dinamik. Cilat dhe çfarë forma do të shfrytëzojmë varet nga ne, nga karakteri ynë dhe prej personalitetit tonë.

Amadeo Modiljani: Njeriu me mjekër, tush

Forma dinamike

TË MBAJMË MEND: Format në vizatim mund të duken statike dhe dinamike. Skicë, vizatim, tush

Forma statike


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.