Arsimi figurativ

Page 25

02

GJUHA FIGURATIVE ELEMENTET FIGURATIVE Artistët në histori janë munduar të gjejnë kombinim ideal të madhësive, atë që e pikturojnë ose skulpturojnë të jetë më e bukur. Marrëdhënien mes madhësive të ndryshme e quajmë proporcion. Proporcionet janë shumë të rëndësishme gjatë paraqitjes së njeriut dhe trupit të tij, poashtu edhe në arkitekturë. Proporcionet janë të rëndësishme edhe në përsëritjen e madhësive, respektivisht ritmi. Nëse përsërisim një element, atëherë vepra duket monotone, përderisa përsërisim elemente të ndryshme, vepra duket më interesant dhe më e bukur për shikim. Anri Matis: Lakuriqësi e kaltër IV, Punim në letër (madhësi)

Filjo de Freitas: Ringjallje 1962 (proporcion)

Levit Sol: Kombinime të fuqishme me vija të drejta dhe katër kahje

Ianeli Arkanxhelo: Pa titull, kompozim i kaltër (proporcion)

TË MBAJMË MEND: Madhësia është shprehje relative dhe do të thotë kombinim i madhësive të ndryshme në një vepër. Lidhjen e ndërsjellë të madhësive e quajmë proporcion

25


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.