Arsimi figurativ

Page 19

02

GJUHA FIGURATIVE ELEMENTET FIGURATIVE

Toni në natyrë (fotografia)

Ekzistojnë dy lloje të toneve, akromatike dhe kromatike. Nëse ngjyrat akromatike (e bardha dhe e zeza) i përziejmë së bashku do të fitojmë tone akromatike ngjyrë hiri. Nëse gradualisht i radhisim këto tone me errësim dhe ndriçim gradual fitohet shkalla akromatike e toneve. Shkalla akromatike e toneve është e përbërë prej shumë toneve ngjyrë hiri në mes të së zezës dhe të bardhës. Tonet përveç me përzierje të së bardhës dhe të zezës, mund të fitohen edhe me ndihmën e vijave. Nëse duam të fitojmë tone më të ndritshëm vijat shënohen më rrallë. Për tone më të errëta vijat shënohen më dendur. Shënimi i vijave mund të jetë paralel, të kryqëzuara ose në kahje të ndryshme. Në një vepër figurative mund të përdorim tone të ndritshme dhe poashtu tone akromatike të errëta. Nëse përdorim tone shumë të ndritshme dhe shumë të errëta, fitojmë kontrast ndritshëm-errët.

N. B. Kica: Ikja e dervishit, vaj në pëlhurë (ton) Tomas Ginzboro: Portret vajzash, Vaj në pëlhurë (ton)

Sveto Manev: Fotografia 3, vizatim (ton)

TË MBAJMË MEND: Toni është sasi e e ndritshmërisë në një ngjyrë. Dallojmë tone kromatike dhe akromatike. Tonet kromatike fitohen me përzierjen e së bardhës dhe së zezës me ndonjë ngjyrë primare ose sekondare. Tonet akromatike fitohen me përzierje të përbashkët të së bardhës dhe të zezës.

19


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.