Kimia

Page 90

KRIPËRAT

HIDROGJEN KARBONATI I NATRIUMIT (NaHCO3) Hidrogjenkarbonati i natriumit është kripë acidike, e cila në popull njihet me emrin sodë buke. Vetitë e hidrogjenkarbonatit të natriumit Është substancë e bardhë kristalore, e cila tretet në sasi të kufizuar uji . Në 50 °C fillon ta çlirojë oksidin e karbonit(IV) (CO2), kurse në (100 -150) °C shndërrohet plotësisht në karbonat natriumi (Na2CO3). Përftimi Prodhohet zakonisht me tretjen e oksidit të karbonit(IV) në tretësirë ujore të karbonatit të natriumit, sipas këtij barazimi kimik:

Fig. 137. Hidrogjen karbonati i natriumit

Na2CO3 + H2O + CO2 = 2NaHCO3

Përftohet po ashtu edhe me procesin e Solvejit: NaCl + NH3 + CO2 + H2O = NaHCO3 + NH4Cl

Përdorimi Hidrogjen karbonati i natriumit përdoret për gatitjen e ëmbëlsirave dhe tortave në formën e pluhurit. Meqenëse e çliron lehtë CO2, përdoret për prodhimin e "tabletave shkummëzuese". Përdoret për prodhimin e ujërave minerale artificile, në mjekësi, për prodhimin e aparateve të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit etj.

Fig. 138. Hidrogjen karbonati i natriumit (soda bikarbone) përdoret për gatimin e ëmbëlsitrave

PYETJE: 1.Kripë e cilit acid është kloruri i natriumit? 2.Cilat janë vetitë kryesore fizike të klorurit të natriumit? 3.Përse përdoret klorur i natriumit? 4.Si përftohet gurkali dhe sulfati i bakrit(II)? 5.Cilat janë vetitë kryesore të hidrogjen karbonatit të natriumit?

DETYRË: Pse përdoret soda bikarbonate për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe tortave Ç’veti ka ajo në këtë përdorim?

95


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.