Kimia

Page 73

KIMIA 7

1. PËRBËRJA E ACIDEVE Ç’gjë të përbashkët ka shija e limonit, portokallit, mollës, uthullës, kosit, turshisë etj? Të gjitha këto produkte ushqimore kanë shije të thartë, për shkak të acideve që përmbajnë. Fjala acid rrjedh nga latinishtja: acidum = thartirë. Te limoni gjendet acidi citrik (acidi i limonit), te molla është acidi malik (acidi i mollës), te uthulla është acidi acetik (acidi etanoik) etj. Të gjitha acidet kanë shije të thartë. Fig. 94. Acidet në fruta dhe në perime

Ekziston një numër i madh acidesh si p.sh., acidi sulfurik (H2SO4), acidi klorhidrik (HCl), acidi nitrik (HNO3), acidi fosforik (H3PO4) etj. Acidet e pastra rrallë përdoren. Më shumë përdoren në trajtë tretësirash. Acidet mund të jenë të holluara dhe të përqendruara. Nëse tretësira e acidit përmban shumë acid të tretur në ujë, quhet acid i përqendruar. Nëse tretësira e acidit përmban pak acid të tretur në ujë, quhet acid i holluar. Përbërja e acideve Analizoji formulat kimike të acideve më kryesore në tabelën 14. Prej se përbëhen acidet? Cilin element kimik e përmbajnë të gjitha acidet? A kanë të gjitha acidet oksigjen? Te çdo acid ndajeni veçmas hidrogjenin dhe pjesën tjetër që mbetet në formulën e acidit përkatës! Të gjitha acidet përmbajnë hidrogjen. Ky shënohet i pari në formulën e acidit. Po qe se një acidi i hiqet hidrogjeni, fitohet mbetja acidike.

Fig. 95. Modeli i molekulës së acidit sulfurik

Të gjitha acidet përbëhen prej hidrogjenit dhe mbetjes acidike.

Tabela 14. Acidet më kryesore

Acidi HCl H2S HF H2SO4 H2SO3 HNO3 HNO2 H2CO3 H3PO4 H3PO3

78

Emri i acidit acidi klorhidrik acidi sulfhidrik acidi fluorhidrik acidi sulfurik acidi sulfuror acidi nitrik acidi nitror acidi karbonik acidi fosforik acidi fosforor

Mbetja acidike Cl– S2– F– SO42– SO32– NO3– NO2– CO32– PO43– PO33–

Emri i mbetjes acidike KLORURE SULFURE FLUORURE SULFATE SULFITE NITRATE NITRITE KARBONATE FOSFATE FOSFITE

Mbetja acidike mund të jetë vetëm një element, por mund të jetë edhe grup atomesh, p.sh., te acidi klorhidrik mbetja acidike është joni i klorit (Cl–), kurse te acidi sulfurik, mbetja acidike është grupi atomik sulfat (SO42–).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.