Kimia

Page 66

ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE

Kationi i natriumit dhe anioni i klorit tërhiqen me forca shumë të fuqishme elektrostatike dhe formojnë klorurin e natriumit.

Fig. 75. Paraqitja e lidhjes jonike te kloruri i natriumit me anë të simboleve të Luisit

Me lidhje jonike lidhen kryesisht vetëm metalet me jometalet. Sa më aktiv të jetë metali dhe jometali, aq më e fortë do të jetë lidhja jonike. Pra, metalet dhe jometalet tipike formojnë lidhje jonike shumë të fuqishme.

Fig. 76. Rrjeta kristalore e klorurit të natriumit

Tani lidhja jonike përkufizohet kështu: Lidhja kimike, e cila krijohet gjatë tërheqjes së joneve me ngarkesa elektrike të kundërta, quhet lidhje jonike, kurse komponimet e krijuara me këtë lidhje, quhen komponime jonike.

Komponimet jonike zakonisht janë në gjendje të ngurtë, sepse jonet formojnë rrjeta kristalore jonike, siç është rrjeta kristalore e klorurit të natriumit (Fig. 76). Kristalet e kripës së gjellës quhen edhe kristale jonike. Aty shihet se çdo jon i klorit (Cl-) është i rrethuar nga 6 jone të natriumit (Na+) dhe anasjelltas. Komponimet jonike, shpesh i shënojmë me formula, ku afër simboleve të elementeve shënohen ngarkesat e joneve p.sh. Na+Cl-. Gjatë formimit të lidhjes jonike, metalet që kanë 1-3 elektrone valentore gjithmonë lëshojnë elektrone, kurse jometalet, të cilat kanë 5-7 elektrone valentore, pranojnë elektrone. Kështu që, në fund, metalet dhe jometalet, në nivelin e fundit elektronik kanë strukturë stabile prej 8 elektronesh.

PYETJE: 1.Si plotësohet rregulla e oktetit elektronik gjatë formimit të lidhjes jonike? 2.Cilat elemente formojnë lidhje jonike në komponimet e tyre? 3.Ç'janë jonet dhe si ndahen ato? 4.Shihni fig. 75. Cilat atome bëhen jone pozitive e cilat jone negative? 5.Çfarë rrjetash formojnë komponimet jonike? DETYRË: Prej njohurive të fituara te lidhja jonike mundohuni të sqaroni skematikisht formimin e lidhjes jonike te kloruri i magnezit (MgCl2).

Fig. 77. Hamfri Dejvi (1778-1829)

Dejvi është kimist britanik shumë i njohur për hulumtimet e tij pioniere në fushën e kimisë, që quhet elektrokimi. Ai e gjeti shprehjen që e lidh energjinë elektrike me reaksionin kimik. Në vitin 1800 e përdori metodën e elektrolizës për izolimin (ekstraktimin) e elementeve: natrium, kalium, barium, bor, kalcium dhe magnez.

71


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.