Informatika_5_alb

Page 94

WINDOWS

Programi Volume Control shfrytëzohet për ndryshimin e intensitetit të zërit nga dhe në kompjuter: të altoparlantëve (dëgjuesve), të altoparlantit të montuar në PC, të mikrofonit, muzikës nga CD etj. Intensiteti i zërit rregullohet me tërheqjen e rrëshqitësve vertikal (1) lart apo poshtë. Rrëshqitësit horizontal (2) mbi secilin rrëshqitës vertikal shërbejnë për balancimin e zërit në anën e majtë dhe të djathtë të altoparlantit. Numri i rrëshqitësve është i ndryshueshëm varësisht nga pajisjet e instaluara apo të kyçura, të lidhur me zërin e kompjuterit. Pulla (3) Mute shërben për shkyçje të tërësishme të zërit. WINDOWS MEDIA PLAYER

95

MULTIMEDIA

Pjesët e dritares janë: 1. Emri i programit 2. Tastet për punë me dritaren e programit, 3. Lista me meny 4. Tastet për para dhe mbrapa, 5. Pjesë e punës ku paraqitet filmi, vizualizimi gjatë dëgjimit të muzikës, fotografi të shfletuara ose përmbajtja e menysë së zgjedhur, 6. Pulla për kontrollim të rrjedhës së muzikës ose filmit, 7. Shiriti rrëshqitës i cili tregon ose mundëson ndryshim të pozicionit momental të filmit ose këngës, 8. Pulla për ndryshim të pamjes së programit në dritare.

NOCIONI PËR MULTIMEDIEN

Windows Media Player është program që mundëson: • Dëgjimin e muzikës, • Shikimin e filmave dhe video klipeve, • Shndërrimin e muzikës prej audio CD në fajlle me format tjetër –kompresim të muzikës (Rip), • Incizim të muzikës në CD (Burn), Programi startohet: Start → “All Programms” → “Windows Media Player”


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.