Informatika_5_alb

Page 91

NOCIONI PËR MULTIMEDIEN Multimedia është mënyrë e paraqitjes së përmbajtjes së caktuar me përdorim të njëkohshëm të teksteve, fotografive, tingujve, video klipeve dhe muzikës. Përmbajtjet e paraqitura në mënyrë multimediale më së miri dhe më interesant mund të përcillen dhe kuptohen nga njerëzit për të cilët janë paraparë. Për shembull, përshkrimi i kafshës tigër vetëm me tekst pak do të ndihmojë në krahasim me paraqitjen e fotografisë, videos, dëgjim të zërit etj. PROGRAME KOMPJUTERIKE MULTIMEDIALE

MULTIMEDIA

NOCIONI PËR MULTIMEDIEN

Programet kompjuterike multimediale kanë përmbajtje e cila është kombinimi teksteve, fotografive, zërave, animimeve, video klipeve dhe linqeve. Linqet janë lidhje që mundësojnë me klik të rëndomtë në to shfrytëzuesi të “shëtisë” nëpër përmbajtjet e programit multimedial. Programet multimediale janë për shembull: softueri arsimor, lojërat kompjuterike, ueb sajtet, simulimet kompjuterike, enciklopeditë, programe për prezantim etj. Programet multimediale janë të mëdha dhe marrin shumë memorie të pajisjeve memoruese. Madhësia e tyre është rezultat i madhësisë të audio dhe video fajlleve të cilët janë pjesë e përmbajtjes së tyre.

AUDIO DHE VIDEO FAJLLAT

Fajlli i cili është krijuar nga të dhënat zanore quhet fajll zanor ose audio fajll. Audio fajllet për nga përmbajtja e tyre janë tinguj ose këngë. Formate më të shpeshta të audio fajlleve janë: WAV, OGG, MID, MP3, WMA, CDA etj. Fajlli i cili është krijuar prej të dhënave vizuale quhet video fajll. Video fajllet, për nga përmbajtja janë video klipe ose filma. Formate më të shpeshta të video fajlleve janë: MOV, WMV, DIVX, AVI, MPEG etj.

92


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.