Informatika_5_alb

Page 81

KOMPJUTERËT

SOFTUER EDUKATIV

UEB FAQET PËR SOFTUERIN ARSIMOR Këto janë adresa të disa ueb sajteve të cilat shesin ose ofrojnë zbritjen gratis dhe shfrytëzim online të disa përmbajtjeve arsimore: ENCARTA- Encarta është enciklopedi multimediale e firmës softuerike Microsoft. Mund të blihet në DVD ose në më tepër CD në shitoret softuerike ose në Internet nëpërmjet ueb sajtit www.microsoft.com/encarta. Përmbajtjet e enciklopedisë mund të shfrytëzohen edhe online me abonim në ueb-sajtin encarta.msn.com. Në këtë ueb sajt të njëjtë një pjesë e përmbajtjeve mund të shfrytëzohet edhe pa pagesë. Momentalisht kjo enciklopedi ofron 60 000 artikuj nga fushat e ndryshme, mbi 25 000 fotografi dhe ilustrime, 800 video dhe aktivitete interaktive për shfrytëzuesin, më tepër se 3 000 klipe zanore dhe muzikore. Enciklopedia rregullisht plotësohet, ndërrohet dhe korrigjohet nga ekspertët e fushave të ndryshme . WIKIPEDIA- Wikipedia është enciklopedi online e lirë shumë gjuhësore e disponueshme përmes veb sajtit www.wikipedia.org. Për dallim nga Encarta, artikujt në këtë enciklopedi nuk i fusin dhe redaktojnë ekspertët por vetë shfrytëzuesit nga mbarë bota. Ekziston Wikipedia në gjuhën maqedonase e disponueshme në veb sajtin mk.wikipedia.org WEBOPEDIA- Webopedia është online enciklopedi pa para për domethënien e fjalëve, frazave dhe shkurtesave nga fusha e kompjuterëve dhe Internetit. E disponueshme në veb sajtin www.webopedia.com ATLLAS ELEKTRONIK- maps.google.com është veb sajt i cili mund të përdoret si atlas online për vizatimin e hartave të cilit do lokacion si rezultat i fotografive të mbledhura satelitore në tokë. Google earth është softuer i cili mund të shfrytëzohet si atlas gjatë mësimit të gjeografisë. SOFTUER ARSIMOR PËR FËMIJË Kids.nationalgeographic.com

SOFTUER EDUKATIV PËR ASTRONOMI www.astronomija.com.mk FJALORË – www.m-w.com/dictionary/, http://rechnik.on.net.mk

82


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.