Informatika_5_alb

Page 8

BAZAT E INFORMATIKËS

NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE

Kompjuteri është pajisje elektronike i paraparë për futjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të cilat janë të nevojshme për njeriun. Fjala kompjuter rrjedh nga fjala angleze “to compute” që do të thotë njehson edhe e quajnë edhe njehsor. Të dhënat të cilat njeriu i vendos në kompjuter mund të jenë në formë të tekstit, numrit, zërit, fotografive, video klipeve etj. Këto të dhëna janë të kuptueshme për njeriun, por jo edhe për kompjuterin.

Që të mund të punojë me të dhënat, kompjuteri, të njëjtat i shndërron në të ashtuquajturat numra binarë me të cilët di të punojë. Numra binarë janë numra të shënuar me shifrat 1 dhe 0. Të gjithë njësitë elektronike që përpunojnë të dhëna të shënuara me numra quhen pajisje digjitale. Në gjuhën angleze fjala “digit” do të thotë shifër. Kompjuteri është pajisje digjitale pasi që të dhënat që i përpunon i shndërron në numra binar. Pajisjet elektronike që i përpunojnë të dhënat sipas udhëzimeve të regjistruara në program quhen pajisje programibile. Kompjuteri është pajisje programibile. Kompjuteri është pajisje automatike pasi që të gjitha përpunimet e nevojshme sipas udhëzimeve në program i bën në mënyrë të pavarur.

HISTORIA KOMPJUTERIKE KUSH E ZBULOI KOMPJUTERIN? Pyetjen të cilën së paku një herë secili prej nesh e ka parashtruar apo do ta parashtrojë. Nuk ka përgjigje të thjeshtë në këtë pyetje. Kompjuteri nuk është i zbuluar nga një njeri dhe nuk është i bërë për kohë të shkurtër. Ai është pajisje e ndërlikuar i bërë nga pjesë të ndryshme. Çdo pjesë është e bërë veçmas me ndihmën e zbulimeve të ndryshme nga zbulues të ndryshëm.

8


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.