Informatika_5_alb

Page 7

KOMPJUTERI

Pajisjet që janë të bëra prej pjesëve elektronike shumë të vogla dhe punojnë me rrymë të dobët quhen pajisje elektronike. Për shembull, televizori, kompjuteri dhe telefoni janë pajisje elektronike.

7

BAZAT E INFORMATIKËS

Pothuajse në çdo profesion dhe në çdo vend pune njerëzit mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e ndryshme që të fitojnë informata të caktuara. Për shembull, në banka punohet me të dhënat për kursimtarë (të dhënat personale, të hollat e deponuara dhe të ngritura etj.), në shitore punohet me të dhënat e artikujve (emri, shifra, sasia, çmimi), në shkolla punohet me të dhënat për nxënës (emri dhe mbiemri, datëlindja, suksesi) etj. Bashkësia e të gjithë të dhënave me të cilat punohet në ndonjë program të kompjuterit quhet baza e të dhënave. Puna me të dhënat dhe ruajtja e tyre është punë shumë e rëndësishme dhe me përgjegjësi. Nuk guxon secili të ketë mundësi për t’i lexuar, për t’i ndryshuar ose për t’i fshirë të dhënat, por vetëm ata që janë të trajnuar ose janë pronarë. Paramendoni se çka do të ndodhë nëse të dhënat përzihen ose fshihen?! Për shembull të dhënat për kursimtarët e bankës, çmimet e artikujve të një shitoreje, notat e nxënësve të ndonjë shkolle ose rezultatet e analizave nëpër spitale. Do të krijoheshin shumë probleme dhe situata të palakmueshme të cilat vështirë zgjidhen. Në shumë vende të punës detyra për mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave i është besuar kompjuterit. Ai punon shpejt, në mënyrë precize dhe me një numër shumë të madh të dhënash.

NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE

PUNA ME TË DHËNA DHE INFORMATA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.