Informatika_5_alb

Page 55

Për shembull, shfrytëzuesi mund të shkruaj ose vizatojë në ndonjë program dhe në të njëjtën kohë të dëgjoj muzikë me program tjetër. Shfrytëzuesi mund të punojë me sistemin operativ në dy mënyra: • Me rreshtin e komandave– shfrytëzuesi i shkruan urdhrat për kompjuterin në formë të tekstit nëpërmjet të tastaturës. Kjo është formë më e ndërlikuar e punës. • Me grafikë (fotografi): gjatë punës në mënyrë grafike, programet dhe urdhrat paraqiten dhe zgjidhen nga ekrani në të shumtën e rasteve me maus. Puna me sistem operativ grafik është shumë më e thjeshtë. Ne do të mësojmë dhe punojmë vetëm me sistemin operativ grafik. ELEMENTET E SISTEMEVE OPERATIVE DESKTOP

Pas startimit të sistemit operativ fotografia e cila paraqitet në ekran quhet hapësirë punuese (Desktop). Pamja e hapësirës punuese është e ndryshme tek sistemet operative të ndryshme. Shfrytëzuesi i kompjuterit mund ta ndryshojë pamjen e hapësirës punuese.

KOMPJUTERËT

SISTEMI OPERATIV

SHIRITI ME DETYRA

Zakonisht, në pjesën e poshtme ose të epërme të desktopit gjendet shiriti i hollë dhe i gjatë i cili i paraqet emrat e programeve dhe follderëve me të cilat shfrytëzuesi punon në kompjuter. Ky shirit quhet shiriti me detyra – Taskbar (task – detyrë, Bar – shirit)

56


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.