Informatika_5_alb

Page 16

Macintosh

Kompjuterët Macintosh (MAC) i prodhon dhe i vë në shitje kompania Apple. Për dallim nga PC-të, kompjuterët personal MAC nuk janë të shpeshta nëpër shtëpitë dhe në vendet e punës. Këta kompjuterë janë shumë të njohur në industrinë e të publikuarit, grafikës, muzikës dhe të filmit.

• Modele të kompjuterëve MAC Kompjuterë personal portativ dhe joportativ

BAZAT E INFORMATIKËS

NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE

Sipas dimensioneve, kompjuterët personal mund të jenë portativ dhe joportativ. Kompjuterët personal joportativ (desktop) janë me dimensione më të mëdha, dhe furnizohen nga burimi i fiksuar i energjisë elektrike. Kompjuterët portativ, kanë dimensione dhe peshë të vogël dhe për shkak të këtyre vetive janë të lehtë për transport nga shfrytëzuesi. Punojnë me bateri, por mund të jenë të kyçur edhe në rrymë. Kompjuterët personal portativ sipas madhësisë ndahen: • Me madhësi të shuplakës së dorës me emrin Handheld ose Personal Digital Assistant- PDA,

• Me madhësi të një valixheje të vogël me emrin Notebook ose Laptop

16


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.