Informatika_5_alb

Page 112

WINDOWS Në Windows kompjuterët e lidhur në rrjetin lokal dhe pajisjet dhe follderët që ndahen mund të shihen dhe shfrytëzohen me zgjedhjen e ikonës My Network Places nga Desktopi apo nga menyja Start. LINUX Nga menyja Vende Rrjet bëhet qasja deri te kompjuterët dhe pajisje në rrjet që i ndajnë resurset e veta.

PAJISJET PËR LIDHJEN E KOMPJUTERËVE NË RRJET

Për lidhje në rrjetin lokal secili kompjuter i lidhur në rrjet duhet të ketë kartelën e vet të rrjetit. Pajisja që mundëson dhe organizon përcjelljen e të dhënave ndërmjet kompjuterëve në rrjetin lokal quhet suiç (switch). Te rrjetet më të vogla lokale suiçi mund të jetë pjesë e pajisjes ruter (router). Ruteri është pajisje e cila mundëson një rrjet lokal të lidhet me rrjetet tjetra (për shembull, me rrjetet e tjera lokale apo Internet).

RRJETI GLOBAL KOMPJUTERIK -WAN

Paramendoni miliona kompjuterë në të gjitha anët e botës të lidhur në mënyra të ndryshme, të cilët komunikojnë dhe shkëmbejnë informata. Ky është rrjeti Internet! Interneti është rrjeti më i madh WAN në botë dhe prandaj e quajnë edhe rrjeti botëror kompjuterik. Mund ta paramendojmë si rrjet i rrjeteve kompjuterike të të gjithë botës.

113

INTERNETI

INTERNETI

RRJETET KOMJUTERIKE

Rrjeti WAN lidh kompjuterë që gjenden në largësi të mëdha gjeografike. Për shembull, në një shtet, në shtetet e ndryshme apo kontinente. Rrjeti WAN mund të paramendohet si rrjeti prej LAN dhe WAN rrjeteve në largësi të mëdha gjeografike. Pajisje për lidhje në rrjetin WAN janë: Kabllo transoqeanike, satelite, linjat telefonike etj. Rrjeti më i madh WAN në botë quhet Internet.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.