Gjuha shqipe

Page 72

Kuzhinieri ynë Në klubin tonë ka dhe një kuzhinier. Në raste festash ai na përgatit gjëra shumë të mira për të ngrënë. Quhet Beni. Një ditë ai na mësoi si të përgatitnim vetë diçka për të ngrënë. Keni menduar çfarë mund të bëni ndonjëherë kur ju merr uria dhe jeni vetëm në shtëpi? Mos prisni derisa të vijë mami për t’ju përgatitur diçka për të ngrënë, por lexoni më poshtë. Ne do t’ju mësojmë se si të përgatitni vetë një hamburger apo një sanduiç.

Prisni me kujdes me thikë bukën në dy pjesë. Gjysmën e bukës lyejeni me salcë kosi. Vendosni në bukë proshutën ose qoften e skuqur ( për ata që do të përgatitin hamburgerin). Prisni hollë domaten, kastravecin dhe këto vendosini në bukë së bashku me djathin e picave. Nëse dëshironi, mund të përdorni edhe patate, por mund ta bëni edhe pa to. Pasi janë skuqur mirë, vendosini dhe ato në bukën tuaj. Në fund lyejeni hamburgerin apo sanduiçin, sipas dëshirës, dhe me salcë ose majonezë. Tani duhet vetëm që të uleni dhe ta shijoni atë që përgatitët për veten tuaj. Ju bëftë mirë!

N.P.

7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.