Gjuha shqipe

Page 33

? ?

P yetje rreth tekstit 1. Çka po bënin një natë dimri gjyshi dhe nipi? 2. Cilët e morën me vete gjyshin? Përse? 3. A u shqetësua Drini i vogël për gjyshin? Si i përgjigjej atij babai? 4. Pas sa vjetësh erdhi gjyshi në shtëpi? Çfarë ndryshimesh kishin ndodhur gjatë këtyre viteve? 5. A të pëlqen fundi i tregimit? Pse? 6. Po ti si mendon pse gjyshi u dënua: kishte bërë ndonjë faj apo se luftonte për lirinë e Kosovës?

K thehu te teksti Gjej dhe nënvizo fjalitë ku përdoret fjala polic. Gjej dhe nënvizo fjalitë ku përdoret e kundërta e fjalëve pesë vjet lumturie. Gjej sa herë përdoret në tekst fjala burg. Gjej fjalinë që tregon se piktura përfundoi. Gjej fjalinë ku përmendet titulli i tregimit.

P o ti? Pyeti prindërit për një nga njerëzit që është dënuar ose ka rënë dëshmor për lirinë e Kosovës. Tregoju për të shokëve të klasës.

D etyrë ♦

Lexo çfarë ka shkruar për lirinë një nxënëse. Erdhi liria! Liria është një yll që e pritëm për shumë vite të ndriçonte në qiellin e errësuar të Kosovës. Tani liria trokiti në dyert e çdo shtëpie, të cilat u hapën njëherë e përgjithmonë. Ylli i lirisë ndriçon edhe në shkollat tona që kishin mbetur të shkreta, pa zërat e fëmijëve. Tani dhe dielli lind i lirë mbi qiellin kaltërosh të Kosovës. Ai ndriçon mbi tokën e djegur dhe i ngroh eshtrat e dëshmorëve tanë të rënë për liri. Tokën e Kosovës ne do ta gjelbërojmë me lulet më të bukura të lirisë, do ta ndërtojmë dhe do ta ruajmë si sytë e ballit. Sepse deri tash fjalën LiRi vetëm e kemi dëgjuar dhe e kemi ëndërruar, por tash atë po e shijojmë. Kjo për ne është një gjë me shumë vlerë. Vjosë Ratkoceri, Prishtinë

Shkruaj dhe ti tre-katër rreshta për këtë temë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.