Gjuha shqipe

Page 137

GJYSHJA IME SEVASTI QIRIAZI Në moshën 8-vjeçare u ndava përgjithmonë nga njerëzit më të dashur të familjes sime dhe nga gjyshja Sevasti. Ishte data 30 Gusht 1949. Gjyshja ndikoi shumë në edukimin tonë. Mbrëmjeve, para se të flinim, ajo na tregonte histori nga jeta e saj ose na përkthente nga anglishtja libra të mrekullueshëm, si: David Koperfildi, Oliver Tusti etj. Unë e dëgjoja e mahnitur duke ia ngulur sytë. Gjyshja ishte një grua e pakët në trup, me një fytyrë të ëmbël, vështrim të butë. Tani që jam e rritur çuditem se sa e fortë dhe me vullnet ishte gjyshja ime si mësuese dhe politikane e zonja. Nuk do t’i harroj kurrë historitë që ajo më

tregonte, kur së bashku me vëllanë e saj, Gjerasimin, hapën shkollën e parë të vajzave në Korçë. Për karakterin atdhetar të shkollës, Sevastia u ndoq nga armiqtë e Shqipërisë. Ata u përpoqën disa herë ta helmonin e ta vrisnin. Tri herë i vunë zjarrin shkollës, por njerëzit e mirë e lajmëronin dhe e mbronin atë. Kështu, kur shkolla digjej, armiqtë mendonin se bashkë me të digjej dhe trimëresha Sevasti. Por ajo ndodhej në gjysmën e rrugës për në Manastir e shoqëruar nga njerëz të besës e patriotë. Dhe Sevastia, e ndihmuar nga këta njerëz, e çelte përsëri shkollën në gjuhën shqipe. Vitore Dako

Mëso më shumë Kjo pjesë është marrë nga biografia për patrioten Sevasti Qiriazi, shkruar nga mbesa e saj. Teksti është biografik kur autori shkruan për jetën dhe veprimtarinë e një personi tjetër.

•Çfarë mësove ti nga kjo pjesë?

- Për cilësitë fizike të Sevastisë .......................................... - Për cilësitë e karakterit ................................................... - Për përpjekjet e patriotëve shqiptarë .............................................. .

Biografia

Sh k r u a j m ë

Kërkoju prindërve të tu ose gjyshërve të të tregojnë një ngjarje që u ka ndodhur atyre. Pastaj bëj dhe ti një shkrim të shkurtër biografik. • Kur ka ndodhur ....................................................... • Ku ka ndodhur ......................................................... • Ngjarja ..................................................................... • Mbyllja..........................................................................

137


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.