Географија

Page 62

GJEOGRAFIA

Këto vende kanë pozitë gjeografike të favorshme gjeografike. Lagen nga detet e Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Kështu, në pjesën veriore të gadishullit Skandinav gjendet Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe deti Barenc, të cilët ndonjëherë edhe ngrijnë. Rryma e ngrohtë e Golfstrimit dhe erërat perëndimore bëjnë që ujërat e Detit të Norvegjisë të mos ngrijnë asnjëherë. Deti i Veriut lidhet me atë Baltik nëpërmjet ngushticave Skagerrak, Kategat dhe Sund. Suedia përfshin hapësirën midis viseve malore në perëndim të gadishullit të Skandinavisë, detit Baltik dhe gjirit të Botnisë. Për shkak të kësaj mbylljeje, ky vend ka pozitë gjeografike të papërshtatshme. Deti Baltik, gjatë periudhës së dimrit ngrin. Ngushtica Sund ndan Suedinë nga Danimarka. KARAKTERISTIKAT E RREGULLIMIT SHOQËROR TË SHTETEVE • Oslo-Kryeqytet i Norvegjisë

Në shtetet e Evropës Veriore mbretërojnë shtetet që kanë rregullim shtetëror parlamentar mbretëror. Ato janë: Norvegjia me është shtet parlamentar me mbretëri të trashëguar, ku mbreti emëron kryetarin e qeverisë. Kisha evangjeliste norvegjeze ka të drejt voto për ligjet e sjella nga parlamenti. Suedia është shtet parlamentar mbretëror, por mbreti është vetëm simbol i shtetit pa asnjë të drejte të qeverisë me politikën e shtetit. Danimarka është shtet parlamentar me mbetëri të trashëguar. Qeverisja e shtetit është e përbashkët midis parlamentit danez dhe mbretëreshës. Finlanda dhe Islanda janë shtete republikane parlamentare, ku kryetari i shtetit zgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme, dhe ai e zgjedhë mandatarin për formimin e qeverisë. Po të njejtat rregulla demokratike shtetërore ekzistojnë edhe në Islandë (republikë parlamentare). Pyetje dhe detyra - Ç’ pozitë gjeografike kanë vendet e Evropës Veriore? - Bazuar në hartën gjeografike, përshkruani shtetet në lindje dhe përëndim të meridianit fillestar (meridianit të Griniçit). - Gjeni në hartë ngushticat e përmendura në tekst, që ndajnë Suedinë dhe Danimarkën. - Bëni dallimin e rregullimit shtetëror midis vendeve të Evropës Veriore.

62


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.