Географија

Page 16

GJEOGRAFIA

KLIMA DHE VEGJETA CIONI Puna në hartë Në hartën gjeografike të Evropës gjeni paralelen prej ku fillon brezi i ftohtë polar. Konstatoni cilat pjesë të kontinentit të Evropës bëjnë pjesë në këtë brez klimatik. Numëroni faktorët klimatikë dhe elementet klimatike. Ç’është dallimi ekziston midis klimës dhe kohës? KUSHTET KLIMATIKE

• Largësia bregdetare në kontinentin e Evropës

• Harta e ndikimit të masave ajrore dhe rrymave detare

16

Klima, paraqet ndryshimin e gjendjes atmosferike për një periudhë të gjatë kohore dhe hapësirë më të madhe gjeografike, kurse moti paraqet ndryshimin e gjendjes atmosferike për kohë të shkurt dhe hapësirë të vogël. Klima e Evropës varet nga pozita e saj gjeografike që me pjesën më të madhe shtrihet në brezin e mesëm klimatikë dhe vetëm një pjesë e vogël e Evropës Veriore shtrihet në brezin e ftohtë. Në klimën e saj ndikojnë faktorë të shumtë, si: gjerësia gjeografike, afërsia me detet dhe oqeanet, drejtimi i lëvizjes së erërave, lëvizja e rrymave detare, veçoritë e relievit, bota bimore, veprimtaria e njeriut etj. Evropa shtrihet pothuajse e gjitha në gjerësitë gjeografike mesatare, duke përcaktuar edhe tiparet mesatare të elementeve klimatike (të temperaturës, të reshjeve etj.). Sipërfaqja tokësore ngrohet dhe ftohet më shpejt, se sa sipërfaqja ujore. Ky ndryshim i temperaturës ndërmjet detit dhe tokës sjell formimin e erërave të veçanta ditore dhe stinore. Erërat që fryjnë nga oqeanet dhe detet në drejtim të kontinentit janë në përgjithësi të ngrohta dhe me lagështirë. Erërat që fryjnë prej pjesës veriore dhe lindore në drejtim të kontinentit të Evropës sjellin me vete masa ajrore të ftohta dhe të thata, kurse erërat perëndimore dhe jugore sjellin masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa. Rrymat detare, qofshin këto të ngrohta ose të ftohta, kanë rëndësi për kushtet klimatike të një vendi. Kështu, p.sh., Evropa Perëndimore dhe Skandinavia marrin sasi të mëdha reshjesh nëpërmjet rrymës së Golfstrimit. Relievi ndikon me shtrirjen e vargjeve malore, me lartësinë e tyre, me përmasat e luginave të lumenjve etj. Kështu, p.sh., Alpet nuk lejojnë depërtimin e masave të ngrohta ajrore që vijnë prej Mesdheut dhe oqeanit Atlantik. Nga ana tjetër ato pengojnë depërtimin e masave të ftohta ajrore që vijnë nga Evropa Qendrore.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.