Fizika_8_alb

Page 72

Njësia matëse për frekuencë është një herc (Hz). Një herc domethënë një periodë në një sekondë. Njësia njëmijë herë më e madhe quhet kiloherc (kHz). 1 kHz  1000 Hz. Rryma laternative ka përparësi të rëndësishme në raport të rrymës njëkahëshe. Para se gjithash, fitohet më thjeshtë. Bartja e energjisë elektrike në largësi më të mëdha është më ekonomike (humbje të vogëla të energjisë) te rryma alternative. Tensioni te rryma alternative, për dallim nga tensioni te rryma njëkahëshe, mundet lehtë që të zmadhohet ose zvogëlohet (sipas nevojave) praktikisht pa humbje të energjisë. Fotografia 17.3 Në Europë thjeshtë përdoret rryma elektrike prej 50 Hz, ndërsa në Amerikë prej 60 Hz. Tensioni dhe intensiteti i rrymës munden që të ndryshohen me të nëjtën frekuencë. Atëherë themi se tensioni dhe rryma janë në fazë. Nëse ato nuk kanë të njëjtën fazë, atëherë themi se mes tyre ekziston dallim në fazë. Në osciloskop mundet që të lexohet tensioni në çdo momen, për shembull vlera e tij maksimale.

Gjeneratori Prodhimi i rrymës alternative për përdorim të gjërë bazohet te Fotografia 17.4 parimi i induksioni magnetik. Aparatet me të cilat ajo arrihet quhet gjenerator për rrymë alternative. Në gjeneratorët një lloj i caktur i energjisë, më theshtë ajo mekanike shndërrohet në energji elektrike. Gjeneratori elektrik është aparat (makinë) i cili energjinë mekanike e shndërron në energji elektrike. Parimi i punës së gjeneratorit është i thjeshtë: me rrotullimin e përçuesit (korniza drejtëkëndore) në fushë magnetike, në kornizë induktohet rrymë elektrike alternative. Ekzistojnë gjenerator elektrik te të cilët rrotullon fusha magnetike, korniza qëndron qetë dhe në atë induktohet rryma elektrike alternative.

unazat

Në praktikë në vend të një mbështjellje përdoret bobinë me shumë mbështjellje, sepse tensioni i induktuar është proporcional me numrin e mbështjelljeve. Te ky parim gjeneratorët sot prodhojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike. Pjesët kryesore të gjeneratorit janë (fotografia 17.5): 1. Magneti i cili krijon fushë magnetike; 2. Konizë rrotulluese ose bobinë në të cilën induktohet tensioni, respektivisht rryma; 3. Unazat; 4. Furçat për kontakt mes pjesëve të lëvizshme dhe të palëvizshme të përçuesit.

72

mbështjella që rrotullohet

furçat e grafitit

Fotografia 17.5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.