Fizika_8_alb

Page 64

Elektromotori Të gjithë kemi dëgjuar për elektromotorin. Përdoret për lëvizjen e automjeteve, te shumë aparate elektrike në amvisëri, te disa lojra të fëmijëve, videorekordera, orë elektrike, në ndërtimtari etj. Elektromotori është aparat elektrik (mjet) në të cilën energjia e rrymës elektrike shndërrohet në energjinë kinetike (rrotulluese), e cila përdoret për lëvizje të makinave elektrike, aparateve etj. Elektromotori ka tre pjesë elementare: statori, rotori dhe komutatorri.

neti mag tor) (sta

furçat

Statori (pjesë e palëvizshme) është magnet. Rotori (pjesë e lëvizshme) është mbështjellje, e cila rrotullohet mes poleve të magnetit. Komutatori (unazë e prerë) është e përforcuar te korniza dhe bashk rrotullohet me atë. Te komutatori shtrihen dy furça, të cilat janë të lidhura me burim të rrymës.

bur im rrym i i ës

Pjesët përbërëse dhe parimi i elektromotorit është treguar në fotografinë 15.5.

Rotori komutatori

Fotografia 15.5 Mes poleve të magnetit të përhershëm (në formë të patkojit ) gjendet përçues me formë drejtvizore, i cili është i lidhur me burim të rrymës elektrike. Skajet e mbështjelljes janë të përforcuara te komutatori (dy gjysmë unazat metalike). Kur rryma rrjedh nëpër bobinë, njëra N S N S anë lëvizë përpjetë ndërsa tjetra teposhtë, për shkak se te të dy anët nga korniza që gjenden mes poleve magnetike të njërës anë vepron fusha magnetike përpjetë, ndërsa në anën tjetër teposhtë (meqenëse kahet e rrymës në telat janë të kundërt). Në këtë mënyrë bobina (ose korniza) rrotullohet, por kur bobina është vertikale, forcat nuk munden që ta rrotullojnë b) а) më shumë, për shkak se atëherë veprojnë në Fotografia 15.6 të njëjtin drejtim por në kah të kundërtë. Në momentin kur bobina do ta kaloj vertikalen sipas inercionit, komutatori e ndryshon kahun e rrymës. Tani edhe forcat, të cilat veprojnë në anët e njëjta e ndryshojnë kahun. Në këtë mënyrë bobina rrotullohet edhe për një gjysmërreth etj.

+

-

+

-

Rrotullimi i bobinës bartet te boshti i makinës (aparatit). Në atë mënyrë energjia e rrymës elektrike shndërrohet në energji kinetike (rrotullim). Ky është parimi në të cilin punon elektromotori. Elektromotori është aparat elektrik, me konstruksion shumë të thjeshtë, i cili energjinë elektrike e shndërron në energji mekanike.

64


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.