Fizika_8_alb

Page 58

Elektromagneti Ekziston mënyrë në masë të konsiderueshme më efikase për zmadhimin e intensitetit të fushës magnetike, kur në solenoid do të futet pjesë nga hekuri i butë - bërthamë, e cila magnetizohet. Solenoidi me bërthamë të hekurit quhet elektromagnet. Formoni qark elektrik si në fotografinë 14.18. Kur qarku është i mbyllur pllaka e hekurit është fuqishëm i ngjitur për ballinën e poshtme të bërthamës nga hekuri i butë. Kur nëpër solenoid rrjedhë rryma do të vendoset bërthamë nga materiali ferromagnetik, intensiteti i fushës magnetike të solenoidit ndjeshëm do të zmadhohet.

bërthama solenoidi

pllaka e hekurit

Fotografia 14.18 Çka do të ndodhë kur do ta ndërpresim qarkun elektrik? Pllaka që është e ngjitur për bërthamën do të bjerë, sepse me ndërprejen e rrymës elektrike në (solenoid), elektromagneti i humb vetët e tij magnetike. Çka ndodh në elektromagnet? Në bërthamën e hekurit ekzistojnë magnet të vogël, fushat magnetike të të cilëve janë të kahëzuara ndryshëm dhe mes veti prishen (fotografia 14.19 а). Kur nëpër tel do të rrjedhë rrymë, në polin e tij magnetik, magnetët kanë kah të njëjtë (fotografia 14.19 b). Kështu të shoqëruar ato bëjnë fushë magnetike të fortë. Kur rryma do të ndërpritet, magnetët përsëri rrotullohen (këthehen) secili në anën e vetë, ndërsa fusha magnetike humbet. Kryene përpjekjen si që është dhënë në fotografinë 14.20 dhe sqarojeni se çka keni vërejtur.

а) b) Fotografia 14.19

Nëse jë solenoid siç ndonjë trup prej hekuri ose çeliku, me kyçjen e rrymës elektrike ai mundet të magnetizohet. Në këtë mënyrë magnetizohen sendet (trupat) e hekurit dhe çelikut. Rrymën e njohim sipas veprimit magnetik. Fotografia 14.20 Veprimi magnetik i rrymës elektrike gjen përdorim te zilet elektrike në shtëpi. Gjatë kyçjes së rrymës elektrike (me shtypjen e ndërprerësit) mbështjellja (bobina) e tërheq bërthamën e hekurit (fotografia 14.21 а). Bëthama e hekurit godet në pllakën e metalit gjatë së cilës ajo cingëron. Nëse rryma elektrike ç'kyçet , mbështjellja e lëshon bërthamën e hekurit (fotografia 14.21 b), bërthama bie dhe e godet pllakën tjetër metalike.

58


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.