Fizika_8_alb

Page 51

Çka vëreni? Si renditen ashklat? Ashklat renditen në vija. Ato janë vija të veprimit të forcave magnetike, të cilat quhen vija të forcave magnetike. Në vendin ku dendësia e forcave të vijave magnetike është më e madhe, fusha magnetike është më e fortë. Kushtimisht është e marrë se dalin nga poli verior magnetik, dhe hyjnë në polin jugor magnetik. Me të njëjtën procedurë realizojeni përpjekjen me magnet në formë të patkoit dhe me dy magnete se si janë të afruar me polet e njëjta dhe me ato të kundërtat (fotografia 13.12). Sqarojeni se çka keni vërejtur dhe çka keni përfunduar për çdo rast veçmas.

Busulla

Fotografia 13.12

Gjilpëra e çelikut, lehtë e magnetizuar që mundet lirisht të rrotullohet rreth boshtit vertikal është pjesa kryesore te busulla - instrumenti i cili shërben (për caktimin) e anëve të botës (fotografia 13.13). Pjesa e ngjyrosur me të kaltër prej gjilpërës magnetike është e orientuar drejt veriut, ndërsa pjesa e ngjyrosur me të kuqe drejt jugut. Gjatë mbajtjes së busullës në dorë caktohet kahu veri - jug. Aplikimi i parë i magnetit ka qenë te busulla. Përdorimi i gjërë i busullës ka filluar gjatë shekullit XII veçanërisht në anije lundrim. Fotografia 13.13

Poli magnetik i Tokës

poli jugor magnetik

Gjilpëra magnetike e busullës, kur është në pozitë horizontale, në çdo vend të Tokës merr drejtim të njëjtë (veri - jug). Ajo na tregon se rreth Tokës ekziston fushë magnetike. Toka ka veti të magnetit shumë të madh, fusha magnetike e së cilës vepron me forcë të caktuar magnetike të trupave tjerë magnetik, gjithashtu edhe të gjilpërës magnetike (fotografia 13.14). Gjilpëra horizontale magnetike, e cila mund të rrotullohet rreth boshtit vertikal, nën ndikimin e Tokës vendoset në kah të caktuar, ashtu që poli i veriut është i kahëzuar drejt jugut. Rrafshi vertikal i vendosur nëpër atë kah, quhet meridiani magnetik.

poli verior gjeografik

poli jugor gjeografik

Boshti i Tokës Poli verior magnetik

Fotografia 13.14

51


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.