Fizika_8_alb

Page 131

Te fotografitë 7.9 dhe 7.10 mundeni që t’i shihni llojet e thjerrëzave të cilat janë përdorur gjithashtu, mundeni që ta shikoni shënimin e tyre skematik me shenjët për thjerrëza grumbulluese dhe shpërndarëse. Këto simbole do t’i përdorim gjatë konstruksionit të figurave. Elementet karakteristike për thjerrëzat е:

Fotografia. 7.9

Fotografia. 7.10

(thjerrëzat grumbulluese)

(thjerrëzat grumbulluese)

Drejtëza që i lidh qendrat e sferave prej të cilës është fituar thjerrëza (О1, О2) quhet boshti optik dhe ajo është normale e sipërfaqeve kufizuese (fotografia 7.11); Pika C quhet qendra optike; f është distanca (distanca mes fokusit dhe qendrës optike).

Fotografia. 7.11

Intensiteti i thjerrëzave Thjerrëza, e cila më fuqishëm i përthyen rrezet e dritës, ka distancë më të vogël të fokusit (fotografia 7.12), ndërsa thjerrëza që më dobët i përthyen rrezet 1 e dritës (fotografia 7.13) ka distancë më të madhe të fokusit: J  f Me ndihmën e përpjekjes së treguar te fotografia 7.14 mundet në mënyrë të thjeshtë që të caktohet intensiteti i thjerrëzës grumbulluese, përmes matjes të distancës së fokusit (f)

Fotografia. 7.12

Distanca e fokusit është masë për intensitetin e përthyerjes së dritës nëpër thjerrëz. Intensiteti i thjerrëzës (J) është kundër proporcionale me distancën e fokusit Nëse për distancën e fokusit e vendosim njësinë 1 metër (1 m) e fitojmë njësinë për intensitet të thjerrëzës optike 1 diopter (1 D). Nëse f = 0,5 m, J = 2 D, te thjerrëzat shpërndarëse f = - 0,5 m, ndërsa J = -2 D.

Fotografia. 7.13

Intensiteti i thjerrëzës tek thjerrëza grumbulluese e bart parashenjën “+”, ndërsa tek thjerrëzat shpërndarëse “-“ Largësia e fokusit (f) të një thjerrëze grumbulluese mund të caktohet me përpjekjen vijuese. Përpjekja: Mjetet e nevojshme: thjerrëza grumbulluese, burimi i tufës paralele të dritës dhe ekranit (fletë–letër). Me dorë e mbajmë thjerrëzën grumbulluese të rrugës së rrezeve të diellit dhe letrës, e lëvizim drejtë thjerrëzës derisa fokusi nuk bie në letër. Me vizore e masim distancën normale mes fokusit dhe thjerrëzës, që në realitet paraqet distancë të fokusit.

Fotografia. 7.14

131


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.