Fizika_8_alb

Page 130

7

Thjerrëzat Thjerrëzat tani më i keni të shikuara, ndërsa ndoshta edhe jeni shërbyer me ato si zmadhues të sendeve të vogla (fotografia 7.1) ose ndoshta i keni përdor ju ose ndonjë shok i juaj për përmirësim të pamjes – syza (fotografia 7.2)

Fotografia. 7.1

Fotografia. 7.2

Çka paraqesin thjerrëzat optike? Sa lloje të thjerrave optike ekzistojnë dhe si i njohim ato? Trupin e tejdukshëm gjeometrik të kufizuar me dy sipërfaqeve të përthyera që janë pjesë nga sipërfaqet sferike e quajmë thjerrëz optike.

Fotografia. 7.3

Thjerrëzat që janë më të trasha në mes, ndërsa në skajet më të holla i quajmë thjerrëza tubuese ose konvergjente (fotografia 7.3). Thjerrëzat që janë më të holla në mes, ndërsa në skajet më të trasha i quajmë thjerrëza shpërndarëse ose divergjente (fotografia 7.4).

Fotografia. 7.4

Te fotografia 7.5 dhe 7.6 janë paraqitur skematikisht thjerrëzat grumbulluese gjegjësisht shpërndarëse.

Fotografia. 7.5

Fotografia. 7.6

Vërejmë se tek thjerrëzat e grumbulluara, sferat pjesë e së cilave paraqesin thjerrëzat me qendër O1 dhe O2 priten në prerjen, dhe në prerje është thjerrëza, ndërsa tek thjerrëzat shpërndarëse

(fotografia 7.6) sferat, pjesë e së cilës është thjerrëza nuk priten, por afrohen. Gjatë kalimit nëpër thjerrëza dritat dy herë përkryhen. Për shkak të përkryerjes rrezet e dritës gjatë daljes nga thjerrëzat e ndryshojnë drejtimin e tyre. Që ta vërejmë dallimin mes thjerrëzave grumbulluese dhe shpërndarëse, do ta vëzhgojmë kalimin e tufës paralele të dritës nëpër thjerrëzat grumbulluese (fotografia 7.7) dhe thjerrëzat shpërndarëse (fotografia 7.8).

Fotografia. 7.7

Çka vëreni nga fotografitë? Thjerrëza grumbulluese tufën paralele të dritës e tubon në një pikë që quhet fokus, ndërsa thjerrëza shpërndarëse e shpërndan tufën e dritës ashtu si që vjen nga një pikë e cila quhet fokusi imagjinar. Nga fotografitë shohim se fokusi tek thjerrëzat grumbulluese është i tejdukshëm dhe fitohet në prerjen e vazhdimit të rrezeve të përthyera.

130

Fotografia. 7.8


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.