Fizika_8_alb

Page 123

5

Reflektimi total

Për bartjen e informatave – televizioni, interneti, bisedat telefonike dhe të tjerat përdoren kabllot optike. Ato janë të përbërë nga fijet e holla të qelqit, nëpër të cilat kalojnë sinjalet e dritës. Si që e dimë drita shpërndahet në mënyrë drejtvizore. Si atëherë rrezet kalojnë nëpër fijet, nuk llogarisim se ato nuk janë të drejta, dhe në shumë vende janë të lakuar (mbështjella)? Që t’i përgjigjemi kësaj pyetje, duhet që ta studiojmë dukurinë e reflektimit total. Ç’është reflektimi total? Përpjekja 1: Në qendrën e rrethit optik vendosim pllakë të qelqit. I orientojmë rrezet e dritës drejtë qendrës së rrethit (fotografia 5.1.). Në kufirin e rrafshët qelq – ajër vëzhgohen dukuritë – përthyerje e dritës dhe reflektim i dritës. Rrezja e përthyer largohet nga normalja, për shkak se ajri ka dendësi më të vogël optike nga qelqi. а)

b)

c)

ç)

qelqi

Fotografia. 5.1 Me zmadhimin e rrezes rënëse, rrezja e përthyer fillon të afrohet deri te kufiri nga të dy mjediset (fotografia 5.1 a) dhe b). Gjatë këndit të caktuar të rënies, i quajtur kënd i kufirit, rrezja e përthyer rrëshqet nëpër sipërfaqen e kufirit mes dy mjediseve (fotografia 5.1 c). Nëse e zmadhojmë këndin rënës, drita plotësisht reflektohet nga kufiri qelq- ajër ( fotografia 5.1 ç )- e vëzhgojmë reflektimin total ose të ashtuquajturën reflektimin e brendshëm të plotë. Dukuria, gjatë së cilës drita shpërndahet në mjedise me dendësi më të madhe dhe plotësisht reflektohet nga kufiri me mjedis tjetër me dendësi më të vogël optike, quhet reflektim total. Këndi rënës gjatë së cilit rrezja e përthyer rrëshqet nëpër sipërfaqen e të dy mjediseve quhet këndi kufizues. Për këtë kënd mund të themi se është këndi i rënies nga mjedisi optik më i dendur në mjedisin optik më të rrallë, gjatë së cilit këndi i përthyerjes është 90°. Këndi kufizues për materie të ndryshme është i ndryshëm.

ajër

αгр

Kështu për shembull këndi kufizues mes dy mjediseve ajër- ujë është 49°; ajër qelq 42°. Paraqitja skematike e përpjekjes së fotografisë 5.1 është treguar te fotografia 5.2 . Te reflektimi total për rrezet e reflektuara të dritës vlen ligji për reflektim te pasqyra e rrafshët.

ujë

burim

Fotografia. 5.2

123


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.