Fizika_8_alb

Page 111

Hija e Jupiterit

Shpejtësia e ditës

M2

Nëse hapësirën e errët e ndriçojmë, gati se momentalisht do t’i shohim sendet na atë. Ky dhe efektet tjera të shumta japin përshtypje se drita ka shpejtësi të pakufishme (pafund). Fizikani danez Olaf Remer (në vitin 1676) e ka studiuar Jupiterin dhe satelitët e tij të cilët rrethojnë (rrotullohen) rreth tij. Remeri e ka matur kohën nga njëra hyrje në tjetrën te një nga satelitët e tij në hijen e Jupiterit.

J2 Sateliti i Jupiterit te dalja hija

M1

S Z2

Z1 Hija e Tokës

J1 Hija e Jupiterit

Toka rrotullon (sillet) rreth Diellit për kohën prej një viti, ndërsa Jupiteri (meqenëse është shumë më larg) atë rrotullim e bënë për 12 vite.

Fotografia. 1.18

Ka vërejtur se Toka largohet nga Jupiteri, sateliti i Jupiterit sikur më tepër kohë të mbetej në hijen e Jupiterit (fotografia 1.18). Ka vërejtur se mes kohës së pengimit të satelitit të Jupiterit në hijen e Jupiterit kur Toka gjendet në pozitën Z1 (më e afërt nga Jupiteri) dhe Z2 kur Toka gjendet në pikën më të largët nga Jupiteri, sateliti i Jupiterit në pozitën më të largët të Tokës është gjetë gati 1000 sekonda më tepër kohë. Ai ka përfunduar se vonesa e satelitit me daljen nga hija është për shkak të kohës se është e nevojshme që drita ta kalojë distancën (diametrin ) e ekliptikës së Tokës, e cila është 300 000 000 kilometra. Nga formulat e njohura për llogaritje të shpejtësisë ka llogaritur se shpejtësia e dritës është 300 000 kilometra në sekondë.

c  300 000

km s

Me aplikimin e metodave të tjera më të sakta për matjen e shpejtësisë së dritës është gjetur vlera km c  299 792 . Kjo shpejtësi e dritës është në vakuum dhe ajo është shpejtësia më e madhe e mundshme s në natyrë. Shpejtësia e dritës në mjedise të ndryshme optike është e ndryshme. Për shembull: km , s km Në qelq është c  200 000 , s Në ujë është c  225 000

Ndërsa në diamant është c  120 000

km . s

Sa më e vogël të jetë shpejtësia e dritës në ndonjë mjedis optik themi se ajo ka dendësi më të madhe optike dhe e kundërta. Në astronomi është e zakonshme që distancat të maten në vite të dritës. Një vit i dritës është distanca, të cilën drita do ta kalojë për një vit duke kaluar çdo sekondë nga 300 000 kilometra. Drita nga Dielli deri te Toka arrin për kohën prej 8,3 minutave, ndërsa ylli më i afërt nga Toka është për 4 vite.

111


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.