Arsimi shëndetësor dhe fizik

Page 63

SKIJIMI ME TRAJNIM

Nxënësit që shfaqin interes për skijim nevojitet që ata të pranohen nga ana e arsimtarit të lëndës së arsimit shëndetësor dhe fizik dhe t’u mundësohet një trajnim i organizuar, përkatësisht njohjen me teknikat e skijimit. Këtë sot e mundësojnë shkollat në suazat e lëndës së skijimit, posaçërisht përmes shkollave të organizuara të skijimit. Kjo do t’u mundësojë nxënësve plotësimin e nevojave personale dhe përmirësimin e aftësive fizike momentale. Zbatimi i organizuar në lëndën e skijimit mundëson që mirë të përjetohen bukuritë që i ofron ky sport. Arsimtari vëmendje të posaçme duhet të mbajë për veshjen e nxënësve gjatë kohës së skijimit. Gjithashtu, arsimtari gjatë kohës të mbajtjes së lëndës së skijimit duhet të ndiejë kur nxënësit t’i përfshijë lodhja në skijim. Gjatë mësimit, nxënësi duhet të kujdeset për rendin dhe disiplinën, se si do të zvogëlohen pasojat e padëshiruara. Rregulli themelor gjatë realizimit dhe fillimit të lëndës së skijimit duhet të orientohet që arsimtari i pari ta tregojë ushtrimin në mënyrën më të rëndomtë, që ta sqarojë shkurt dhe qartë, e pastaj edhe praktikisht ta demonstrojë.

63


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.