Arsimi shëndetësor dhe fizik

Page 47

Në hendboll mund të ketë pasime themelore dhe pasime specifike. Pasimet themelore mund të realizohen edhe me një dorë, siç janë: pasimi afër trupit, pasimi mbi kokë dhe pasime tjera. Pasimet specifike mund të jenë: pasimi i topit pas kokës, ndërmjet këmbëve, pas shpine dhe pasime të tjera të paparashikueshme.

Pasimi i topit

Kapja e topit është një ndër elementet themelore gjatë trajnimit të teknikës me top. Kapja e topit realizohet ashtu që nxënësi i shtrin duart në drejtim prej nga vjen topi. Kontakti i parë me top realizohet me majat e gishtave, të cilët janë gjysmë të drejtuara dhe të orientuara kah topi, e pastaj edhe me pëllëmbë. Në këtë moment vjen në lakimin e nyjave të bërrylave dhe tërheqjen e topit në gjoks që mundëson amortizimin e topit të pasuar.

Kapja e topit Shembuj të ushtrimeve për ushtrimin e pasimit dhe kapjes së topit. Të gjitha ushtrimet realizohen në dyshe apo treshe:  Me qëndrimin paralel të hendbollit me dorën e ngritur lart realizojmë pasim.  Me një hap përpara të njërës këmbë realizojmë pasim.  Pasim në ecje, e pastaj edhe në vrapim.  Pasim në kërcim. 47


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.