Biologija_7_alb_malcevska

Page 67

ТЕМА 6 Përpunimi mekanik dhe kimik i ushqimit kryhet në sistem të veçantë të organeve të tretjes së ushqimit. Numër i madh i shtazëve kanë sistem të tretjes së ushqimit i cili ka disa hapje për futjen e ushqimit dhe hedhjen e pjesëve të patretshme të ushqimit, gjegjësisht zgavrën gojore dhe anale (fig. 6. 2). Ndërtimi i këtillë mundëson që siç kalon ushqimi nëpër zorrë, ashtu ai gradualisht të zbërthehet dhe të shtyhet drejt zgavrës për hedhjen e materieve të patretshme dhe të panevojshme. Pjesë të këtij sistemi fitojnë funksione të veçanta, të cilat shkurtimisht do t’i shpjegojmë. Zbrazëtira e gojës. Zbrazëtira e gojës përfaqëson pjesën e parme të sistemit të tretjes në të cilën gjendet hapja e gojës nëpërmjet të cilit hyjnë materiet ushqyese. Zbrazëtira e gojës, zakonisht, përbëhet nga nofullat, dhëmbët, gjëndrat pështymore dhe pjesë tjera të cilat mundësojnë futjen e ushqimit dhe përpunimin e tij. Fyti. Ndodhet në pjesën e parme të sistemit të tretjes dhe shpesh është muskulor. Te disa pakurrizorë shpeshherë është i specializuar për thithjen e ushqimit. Te sisorët fyti paraqet udhëkryq të organeve të frymëmarrjes dhe tretjes. Ezofagu (ushqimpërçuesi). Është pjesë gypore i cili shërben për bartjen e ushqimit drejt pjesëve të mëposhtme të sistemit të ushqimit. Lukthi gjëndror. Pjesë e specializuar e sistemit të tretjes në të cilën kryhet mbledhja dhe vendosja e përkohësishme e ushqimit. Lukthi muskulor. Pjesë e sistemit të tretjes në të cilin kryhet copëtimi mekanik i ushqimit në pjesë më të imëta. Muret janë të ndërtuara nga muskuj, ndërsa sipërfaqja e Fig. 6.3 brendshme shpesh është rrudhosur. Lukthi i zgjeruar, pjesë muskulore e Sistem i organeve për tretjen e ushqimit te njeriu sistemit të tretjes, ku kryhet deponimi dhe zbërthimi i ushqimit. Te disa shtazë lukthi paraqet vend ku kryhet edhe thithja e thërmive ushqyese. Zorra. Pjesë gypore e sistemit të tretjes, në të cilën kryhet pjesa më e madhe e digjestionit dhe thithjes së ushqimit. Fekalet, zakonisht, formohet në pjesën e pasme të zorrës. Zorra e drejtë. Përfundim, pjesë e fundit e zorrës në të cilën formohet dhe ruhen fekalet para se të hidhet. Hapja anale është pjesë përfundimtare e sistemit të tretjes nëpërmjet të cilës hidhen materiet e panevojshme.

70


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.