Biologija_7_alb_malcevska

Page 162

ТЕМА 13 shembull lakuriqi, janë aktive natën. Gjithashtu, edhe lagështia e ajrit te disa lloje të shtazëve ka rol të rëndësishëm. Shtazë të caktuara janë aktive kur koha është e vranët dhe ka lagështi, gjegjësisht pas shiut, të tjerave ajo lagështi u pengon. Për shembull kërmillit. 2. Faktorët edafik, ku bëjnë pjesë karakteristikat fizike dhe kimike të tokës, siç është sasia e elementeve të caktuara të dobishme dhe helmuese, humusit etj. Kështu, toka e përcakton vetinë themelore të dheut. Gjithkund në sipërfaqen e tokës ku ekzistojnë organizma të gjallë, ekzistojnë edhe forma të ndryshme të dheut. Si rezultat i ndikimit të organizmave të gjallë, ajrit dhe ujit, shtresa sipërfaqësore e tokës shndërrohet në tokë pjellore. Pjellshmëria është aftësia e tokës që të furnizojë bimët me ujë, materie minerale dhe oksigjen. Nëse sipërfaqja e tokës nuk është pjellore, bimët nuk do të mund të ekzistojnë. Për këtë toka është njëra ndër komponentët themelore të ekosistemit. Sa më e madhe të jetë pjellshmëria e tokës, aq më e madhe do të jetë edhe sasia e ushqimit të prodhuar nga bimët. Në tokë, gjithashtu, kryhet edhe pjesa më e madhe e zbërthimit të materieve organike. Sipas kësaj prej përbërjes së tokës do të varet edhe shpejtësia e fotosintezës dhe intenziteti i zbërthimit të materieve organike. Në sipërfaqen e tokës dhe pjesët e cekëta të saj pandërprerë lindin, jetojnë dhe vdesin organizma të shumtë. Sipas kësaj toka është vendbanim i miliona llojeve të ndryshme të organizmave të gjallë që u takojnë mbretërive të ndryshme.

3. Faktorët orografik. Në këtë grup të faktorëve ekologjik hyjnë: relievi, përhapja e dheut (tokës), pjerrtësia e terrenit, lartësia mbidetare, drejtimi nga ana e caktuar e botës etj. Relievi si faktor nuk ndikon drejtpërdrejt në organizmat e gjallë, por ka ndikim në vetitë klimatike në biotop. Nga ana tjetër, me rritjen e lartësisë mbidetare bie temperatura. Drejtimi nga anë të ndryshme të botës ka ndikim mbi ndryshimin e bashkësisë jetësore. Domethënë, shpatet jugore janë më të ngrohta dhe më të thata dhe përbërja e botës së gjallë dallohet në krahasim me botën e gjallë në shpatet veriore të cilat janë më të ftohta dhe më pak të ndritshme.

FAKTORËT BIOTIK Mbi zhvillimin e bashkësisë jetësore në një ekosistem kanë ndikim edhe faktorët biotik. Këta faktorë përfshijnë: veprimet reciproke ndërmjet organizmave, ndikimin e organizmave të gjallë në natyrën e jashtme jo të gjallë dhe ndikimin e njeriut. Veprimi reciprok ndërmjet organizmave përfaqëson marrëdhëniet më të komplikuara që mbisundojnë në ekosistem. Lidhshmëria në mënyrën e të ushqyerit të pjesëtarëve në biocenozë është një nga marrëdhëniet më themelore dhe më të rëndësishme që mbisundojnë në ekosistem. Përveç marrëdhënieve në të ushqyer, në secilën biocenozë ekzistojnë numër i madh i llojeve të ndryshme të marrëdhënieve. Ato shpesh janë të lidhura me problemet e vendbanimit, shumimit ose shpërndarjes së anëtarëve të bashkësisë jetësore. Për shembull, luqerbulla lufton për biotopin e saj. Nëse në vendbanimin e saj hyn ndonjë luqerbull tjetër fillon lufta për territor. Nëse ajo luftë është e suksesshme, luqerbulla e mban hapësirën e saj dhe burimin e ushqimit. Veprimi reciprok ndërmjet organizmave në bashkësi mund të jetë në nivel të individëve të llojit të njëjtë dhe individëve të llojeve të ndryshme. Marrëdhëniet mund të vendosen ndërmjet vetë

168


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.