Biologija_7_alb_malcevska

Page 133

3

ZHVILLIMI DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE SHTAZËT

Deti është vendbanim kryesisht i shtazëve dhe në të gjenden llojet me cikël më primitiv të shumimit. Te pjesa më e madhe e shtazëve fekondimi i qelizave vezë është në ujin e detit dhe aty e fillojnë zhvillimin e tyre. Këto shtazë krijojnë vezë me sasi të vogël të së verdhës e cila është e mjaftueshme për të furnizuar vezën vetëm derisa të zhvillohet në larvë. Larva është e lëvizshme dhe vet mund të ushqehet. Më vonë larva vendoset në fund (bazë) dhe transformohet në individ të rritur.

Fig. 11.12 Ylli i detit dhe larvat e tij

Zhvillimi embrional i individit të ri i cili rrjedh nëpër stadin larvor quhet zhvillim indirekt ose zhvillim me transformim. Gjatë këtij zhvillimi larva shpesh nuk ngjan me prindërit e saj, ndërsa ndryshimi i saj në individ të rritur quhet metamorfozë. Ky zhvillim jetësor është karakteristik për më shumë se gjysmën e pakurrizorëve dhe për bretkosat nga grupi i kurrizorëve. Cikli jetësor te fluturat përfshin tri stade: larva – vemëza, kukulla dhe individi i rritur. Te bretkosat larva e cila zhvillohet në mjedisin ujorë quhet fulterëz. Fulterëza ka formën e peshkut, lëviz me penda dhe merr frymë me verza. Me kalimin e kohës nga fulterëza zhvillohet bretkosa e rritur e cila i humb pendët dhe bishtin dhe merr frymë me mushkëri. Defekti (mangësia) më i madh i zhvillimit indirekt është vdekshmëria e madhe e cila paraqitet te vezët, embrioni dhe larvat. Për këtë te këto grupe të shtazëve paraqitet aftësia për të krijuar numër të madh të vezëve. Në figurë vështro dhe përshkruaj zhvillimin e fluturës fig. 11. 14 dhe bretkosa fig. 11. 13. Te të gjitha grupet tjera të shtazëve gjatë zhvillimit nuk hasim stadin e larvës. Për këtë zhvillimi i plotë embrional derisa të paraqitet individi i ri kryhet brenda në mbështjellësin mbrojtës të vezës, ndërsa individët e ri menjëherë pas nxjerrjes (largimit) e pranojnë mënyrën e jetës karakteristike për të rriturit. Kjo mënyrë e zhvillimit quhet zhvillim direkt dhe është karakteristike për shumë shtazë detare dhe të ujërave të ëmbla, si dhe për shumicën e shtazëve tokësore me përjashtim të insekteve.

139


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.