Albanski_jazik_8_osmani

Page 93

të mblidheshin rrotull për ta dëgjuar. Njerëzit u mblodhën e po prisnin. Klaudi, duke u krekosur, i fryu fyellit. Por tingujt e tij s‘kishin fare ëmbëlsi e melodia nuk ishte melodi. Njerëzit mbyllën veshët, se s’i duronin dot tingujt pa kuptim e të çjerrë që nxirte Patric Klaudi. Ky u inatos e përplasi fyellin përtokë, e shkeli me këmbë dhe pështyu mbi copërat e thyera. - Ky qenka një fyell majft i keq, - tha dhe u largua. Djaloshi Altin vazhdoi të endej midis plebjeve e skllevërve të qytetit Epidamn. Njerëzit i luteshin të luante për ta, por Altini s’kishte më fyell. Për ca kohë ai u zhduk nga qyteti. Kur u kthye, mbante në dorë një fyell të ri, që e kishte marrë tek barinjtë e maleve. Ai filloi të luante. I gjithë populli i thjeshtë u gëzua. Dëgjoi Patrici Klaud se djaloshi kishte gjetur një fyell të ri, me të cilin merrte ca melodi të mrekullueshme, që edhe gurët i bënin të ndjeshëm. “Ah, - mendoi Patrici Klaud, - si nuk e kuptova se fyelli që mora unë s‘ishte i vërtetë, por një kopje e keqe. Djaloshi ma ka hedhur. Por këtë radhë s’më shpëton dot”. Shërbëtorët e tij ia rrëmbyen prapë fyellin e ri djaloshit Altin e ia dhanë zotit të tyre. Klaudi e rrotulloi nëpër gishtat e duarve. Për çudi, edhe ky ishte njëlloj si i pari. Klaudi i fryu me sa fuqi që kishte. Por tingujt që nxori ishin përsëri nga ata tinguj që të kujtonin vetëm zhurmat pa kuptim. “Pra, edhe ky s’qenka fyelli magjik”, - klithi i zëmëruar Klaudi dhe e hodhi përdhe, e shkeli me këmbë me një inat të patreguar… Po me djaloshin Altin ç’u bë? Ai mbeti pa fyell, por përsëri shkoi te barinjtë e maleve e solli një të tretë. Kaq bukur i binte, sa njerëzit e harronin urinë dhe s‘e ndienin më etjen, të leckosurit në dimër s’e ndienin acarin. Patrici Klaud ia rrëmbeu dhe fyellin e tretë. Provoi t‘i binte vetë, por, si me dy të parët, ai nxori vetëm disa vërshëllima që s‘dëgjoheshin dot. Pastaj e shtypi me këmbë. Fyelltari i qytetit gjeti një fyell tjetër të ri. Kënga e tij për të varfërit, si një thirrje kushtrimi për liri, nuk pushoi kurrë. Në të vërtetë, ai s’kishte pasur asnjëherë ndonjë feyll magjik. Ai luante me gjithë shpirt e ndjenjë, prandaj meloditë qenë aq të mira e i bënin njërëzit të ëndërronin. Kaluan vite e vite. Djaloshi Altin u bë burrë e u bë plak. Gjithmonë me fyell në dorë. Ua mësonte mjeshtërinë e tij fëmijëve të popullit. Më në fund, nga pleqëria e vuajtjet e rënda që kishte kaluar në jetë, fyelltari plak, i zbehtë e i dobësuar, ndjeu se po vdiste. Mbi kokë i rrinte biri i vogël i një peshkatari, të cilit i kishte mësuar mjeshtërinë e tij. 95

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.