Albanski_jazik_8_osmani

Page 89

kur i pashё tre-katёr rreshta, qё s’i njoha fare t’ishin tё miat, por qё mbanin emrin dhe mbiemrin tim t’ishin botuar nё fund tё njё faqeje nё “Zёrin”. Mandej edhe njё tjetёr, edhe njё. Kur u avancova nё faqet e “Rilindjes”, po ashtu me tё tilla shkrime, kryesisht me lajme tё shkurtra, fillestare, gazetareske, pa ditur t’u gjegjem as atyre pesё pyetjeve elementare - u bёra i pari ndёr shokё! Zura tё shkruaja tregime. Kur qёllonte tё mё botohej ndonjё nё “Rilindje” e nё “Zёrin” - s’gjeje njeri mё tё lumtur se unё. E po tё ndodhte, nё tё rrallё, tё ma botonte ndonjё z. Esad nё “Jetёn e re”, po a mund tё matej kush mё me mua?! As e merr kush sot me mend krenarinё qё ndjenjim, mburrjen, rrahagjoksin, po tё na botohej gjё nё “Jetёn e re”. Ishte kjo surprizё nga mё tё rrallat, ndaj edhe mё tё lakmuarat. Jetonim pёr ata dy muaj, gjersa dilte nga shtypi revista jonё, tё shihnim “kontributin letrar” tonin. Mirёpo, rrallё ndodhte e tё mos na ndalonte nё rrugё z. Esad e pёr tё na thёnё mendimin e vet pёr vjershat e tregimet tona, mё tё shumtёn duke na udhёzuar si e sit a shkruanim mё mirё, veçse pa harruar kurrё qё tё na inkurajonte, gjithsesi, tё uleshim e tё shkruanim prapё. Edhe para kёsaj, ndёrkaq, kёshillёn e vet mё tё shpeshtё e kish: “Mirёpo, mirёpo… mbi tё gjitha, lexoni, lexoni. Duhet lexuar sa mё shumё. Vepra sa mё tё mira. Autorё sa mё tё njohur. Lexoni dhe mёsoni. mandej uluni dhe shkruani” Dhe unё - lexoja. Ramiz Kelmendi

Detyrё Shkruani disa nga cilёsitё e E. Mekulit, me tё cilat e pёrshkruan autori. Pёr se e quan Mёsues? Bёni dhe ju njё shkrim pёr njё nga mёsuesit ose njerёzit qё ju ka ndihmuar sё tepёrmi.

91

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.