Albanski_jazik_8_osmani

Page 40

ZANA E FUNDIT E BJESHKËVE Kjo pjesё ёshtё marrё nga libri “Trёndafilat e dhimbjes” e autorit D. Shapllo. Nё tё pёrmblidhen pёrshtatje tё baladave popullore tё ciklit tё Mujit dhe tё Halilit. Kёtё pjesё e pёrshkon ndjenja e thellё e dashurisё, e dhimbsurisё, pendimit dhe e faljes. Dhe njё ditё nё pranverё, herёt, sapo zbardhi dhe nisёn tё duken malet, kurora e bjeshkёs, livadhet, varreza pranё, shtёpitё e shpёrndara e tё ralla tё katundit, Halili mori kalin e pushkёn dhe zuri udhёn pёrpjetё. Te shtegu i dhive hyje nё pyll, ngjiteshe njё copё rrugё, pastaj dilje nё njё shesh, ku pylli vinte i shtruar plot pemё, lёndina, lirishta, ujёra, lule trёndelinё e lule tё tjera gjithfarёsh. Ishte njё mbretёri e tёrё pyjore, me zhurma e fёrfёrima, zёra kafshёsh e shpendёsh, me kёngё bilbilash e cicёrima zogjsh. Njeriu merrte frymё lirisht dhe jeta dukej ndryshe. Me gjithё kёtё bukuri dhe zbutje tё shpirtit, Halili pёrsёri ishte i pёrqendruar nё vendimin e tij dhe e mbante kalin me hap tё ngadalshёm, duke soditur tё fshehtat e pyllit dhe duke menduar se nga duhej t’i binte. Tha me vete tё kёrkonte guvёn e zanёs (plaku ia pat shpjeguar pёrafёrsisht vendin ku ndodhej), tё gjurmonte atje sё largu mos dilte dhia briartё dhe pastaj ta qёllonte ose ta ndiqte pёr tё gjetur njё vend tё sigurt, sepse krismat e shumta do tё shqetёsonin kafshёt e zogjtё dhe, nё rrёmujё, dhia mund tё fshihej mё lehtё. Priti e priti pranё asaj guve. Ndёrkaq dielli kishte dalё dhe ishin krijuar dritё-hije tё bukura mёngjesore. Kur befas pa dhinё tё dilte nga guva, e pёrcjellё edhe nga zana, veshur tani nё tё bardha, si nuse malёsie, me flokёt e verdhё tё shpupurisur, me shkrepjet e çuditshme tё syve. Ishte hera e parё qё Halili e shihte dhe mbeti si i vrarё nga bukuria e saj. Kjo i paska goditur nё zemёr vёllezёrit e gjorё!? Zana buzёqeshte, ngrinte me dorё flokёt qё i binin mbi ballё dhe ndiqte me sy dhinё qё largohej ngadalё duke qёmtuar gjethe tё njoma. Halili i tha vetes tё mos harronte qёllimin e ardhjes dhe u pёrmblodh. Po qё aty nuk qёllonte dot: ishte prapa njё peme dhe duhej tё dilte me ngadalё 42

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.