Albanski_jazik_8_osmani

Page 22

Komentojmë poezinë Cila është tema në këtë poemë? Gjeje strofën ku përshkruhet bukuria e Ervehesë. Në cilën strofë flitet për besnikërinë e Ervehesë dhe ç’kupton me atë? Pse burri i Ervehesë ishte i detyruar të marrë rrugë të gjatë? Pasi të kuptosh përfundimin e vërtetë të poemës, ndaji personazhet në pozitive dhe negative!

Detyrë Përpiqu ta gjesh veprën “Erveheja” të Muhamed Çamit – Kyçykut dhe lexojeni atë në tërësi.

LISI I MILOSAOS Në oborrin e shtëpisë së vjetër, pranë dritares gjelbëronin e fëshfërinin degët e gjethet me erë të një lisi të madh shekullor. De Rada edhe në gjumë e ndjente fëshfërimën e lisit. Tani ai ishte 80 vjeç. Qe thinjur i tëri. Ngjante si një pellazg i dalë nga legjenda. Dikush e kishte quajtur “Pellazg i poezisë”. De Rada kishte buzëqeshur kur e kishte dëgjuar këtë gjë. Ai vetë kishte qenë i pari që kishte shkruar një studim për pellazgët, popull i stërlashtë më i vjetri i Evropës, aq sa dhe Homeri i kishte quajtur “Proselinoi” që do të thotë “Të lindur para Hënës”. De Rada rrinte tani në shtratin e fortë. Kishte mbetur krejt vetë (gruaja dhe tërë fëmijët i kishin vdekur). Ai jetonte në shtëpinë e thjeshtë të një bariu arbëresh. U dëgjua një trokitje në dritare. - Ja, po çohem tani! - tha De Rada dhe u ngrit nga shtrati. Në xham trokiste djali 15-vjeçar i bariut. Ai qe çuar nga gjumi dhe kishte nxjerrë nga ahuri mushkën. Me këtë mushkë De Rada bënte disa kilometra rrugë për të shkuar në një fshat pranë, ku ishte shkolla, ku ai, ndonëse shumë plak e i drobitur, u jepte mësim fëmijëve arbëreshë, gjuhën e bukur, gjuhën e mrekullueshme shqipe. De Rada u vesh, mori në dorën e djathtë shkopin prej kallami, edhe pak

24

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.