Albanski_jazik_8_osmani

Page 206

që lidhet me pjesën kryesore, nuk ndahet me presje: Djalit iu duk ndryshe, nga ç’e kishte njohur përpara. MBANI MEND Pjesa e nënrenditur mënyrore kryen në fjalinë e përbërë një funksion të ngjashëm me atë të rrethanorit të mënyrës në fjalinë e thjeshtë. Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur krahasore shërben për të krahasuar një veprim a një dukuri me një tjetër, duke treguar barazi ose pabarazi. Ushtrime Analizoni fjalitë e mëposhtme. Dalloni pjesën kryesore dhe pjesën e nënrenditur dhe tregoni llojin e kësaj të fundit. Provoja të tregohesha tjetër nga ç’isha me të vërtetë. Jeta këtej e kishte bërë të sajën më shpejt, se ç’do ta bënte në fshat. Tingujt e kitarës përziheshin me të klarinetës dhe të fizarmonikës, ashtu si përziheshin meloditë e kaltra të detit me meloditë e bardha të alpeve. Siç kujdesemi për veten, të kujdesemi për shokun. Shkruani nga dy fjali të përbëra me pjesë të nënrenditur mënyrore dhe krahasore.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur qëllimore Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe vëreni pjesët e shkruara me shkronja të zeza. Ç’funksion kryejnë ato? Babai punon shumë që fëmijët të jenë të lumtur. Që të mos i shprishnim qetësinë plakut edhe anekdotat i tregonin me zë të ulët. Erdha me qëllim që t’i them të tëra në sy. Nxënësit duhet të mësojnë, që të fitojnë dituri. Në fjalitë e mësipërme pjesët e shkruara me shkronja të zeza janë pjesë të nënrenditura qëllimore. Funksioni Pjesa e nënrenditur qëllimore kryen një funksion të ngjashëm me atë të rrethanorit të qëllimit në fjalinë e thjeshtë: tregon qëllimin për të cilin kryhet veprimi i shprehur i pjesës kryesore dhe u përgjigjet 208

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.