Albanski_jazik_8_osmani

Page 203

ç’shkak? etj. Rendi i pjesëve Pjesa e nënrenditur shkakore mund të ndodhet : a) para kryesores: Meqë ishte vonë, nuk shkova te shoku.; b) në mes: E lëvdoi, se është tamam burrë, mburrej gjyshja.; c) në fund: Bekimi më pëlqen, se i del zot çdo pune të vështirë. Përdorimi i presjes Komentoni përdorimin e presjes në shembujt e mësipërm. Në çdo pozicion qoftë, pjesa e nënrenditur gjithmonë ndahet me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur rrjedhimore Analizoni fjalitë e mëposhtme dhe tregoni ç’funksion kryejnë fjalitë e shkruara me shkronja të zeza: Stadiumi nuk nxinte më, kështu që mjaft sportdashës mbetën jashtë Ishte një situatë e tillë, që askush se kursente veten. Ulëriti njëherë sa u tund pylli. Funksioni Pjesa e nënrenditur rrjedhimore tregon rrjedhimin a pasojën e një veprimi a të ngjarjeje për të cilën bëhet fjale në pjesën kryesore: U bë një tollovi e madhe, kështu që s’u kuptua asgjë. Ndërtimi Pjesa e nënrenditur rrjedhimore lidhet me kryesoren me lidhëzat nënrenditëse: kështu që, që, sa, saqë. P.sh.: Ata njerëz kanë bërë diçka, që janë mbledhur ashtu grumbull. Shirat binin pa pushim, kështu që edhe vërshimet ishin të mundshme. Rendi i pjesëve Pjesa e nënrenditur qëllimore qëndron gjithmonë pas kryesores dhe ndahet gjithnjë me presje nga pjesa kryesore. 205

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.