Albanski_jazik_8_osmani

Page 191

FJALIA E PËRBËRË ME MË SHUMË SE DY PJESË Në të folur a në të shkruar nuk përdoren vetëm fjali të thjeshta, por edhe fjali të përbëra me më shumë se dy pjesë. Pjesët e fjalive të përbëra mund të bashkohen me kombinime nga më të ndryshmet të bashkërenditjes dhe të nënrenditjes. Prandaj përbërja e tyre strukturore mund të jetë shumë e ndryshme dhe e larmishme. Kështu dallohen: 1. Fjali të përbëra me bashkërenditje. 2. Fjali të përbëra me nënrenditje 3. Fjali të përbëra me bashkërenditje dhe nënrenditje. Rikujtohuni! Si ndërtohen fjalitë e bashkërenditura? Me se lidhen ato ndërmjet veti? Sa lloje fjalish të bashkërenditura dallojmë në gjuhën tonë? Analizoni fjalitë e mëposhtme dhe tregoni me çfarë mjetesh janë bashkuar ato. Dielli humbi tej, pas kodrave e malet u bënë të errëta. As çizmet nuk i përplasi pas dyshemesë, as zërin nuk e ngriti. Era vinte nga shpatet e maleve dhe sulej poshtë luginës së Kolonjës drejt detit, ndërsa pemët përkuleshin. Diskutoni dhe komentoni për to. A mund të qëndrojnë si fjali më vete po t’i ndajmë?.

Fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë me bashkërenditje me lidhëza dhe pa lidhëza Nga fjalitë e mësipërme po veçojmë fjalinë: Era vinte nga shpatet e maleve dhe sulej poshtë luginës së Kolonjës drejt detit, ndërsa pemët përkuleshin. Kjo fjali përbëhet nga tri fjali (tri pjesë) të lidhura ndërmjet veti me lidhëzat dhe e ndërsa. 193

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.