Albanski_jazik_8_osmani

Page 190

megjithëse etj.: Edhe i vdekur, armiku mbetet armik. Ndonëse i lodhur shumë, Afrimi e vazhdoi punën. 2. Në fjalinë e përbërë kundërshtimi dhe lejimi shprehen: a) me anë të një pjese të nënrenditur lejore që ka në krye këto lidhëza lejore: megjithëse, ndonëse, edhe pse, sado që: Megjithëse rruga ishte e largët, dhe e vështirë, asnjë nga shokët tanë nuk u tremb. Edhe pse ishin të lodhur nga punët e ditës, e ndihmuan fshatin. Sado shpejt të vraponte, Luani nuk e arrinte dot. Sado që të kishte punë, përsëri i ndihmonte prindërit. Ushtrime 1. Dalloni grupet e fjalëve ose pjesët e nënrenditura që shprehin kundërshtim e lejim. 1. Sado që e torturonin armiqtë, ne ishim të sigurt se ai nuk do të tregonte asnjë. 2. Edhe pse dëgjoi të trokitura te porta e madhe e oborrit, Dritani nuk priti më. 3. Djaloshi sado i ngarkuar rëndë, nxitonte përpara. 4. Ai nuk u shtrua në spital, me gjithë këshillat e mjekut. 5. Edhe i sëmurë në shtrat, Gazmendi s’e lëshonte librin nga dora. 2. Shndërrojini fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtore në fjali të përbëra me nënrenditje lejore. 1. Shumë herët u zgjua atë natë Bekimi, por nuk u ngrit asnjëherë nga shtrati. 2. Korriku ishte në të dalë , po mbi të lashtat e Drithasit nuk ishte vënë drapri. 3. Ai ishte i lodhur, por në fytyrën e tij shkëlqente hija e një gëzimi djaloshar. 4. Stavri nuk e kishte familjen afër, po megjithatë ai e ndjente ngrohtësinë e saj. 5. Në dhomë s’kishte hyrë ende drita e mëngjesit, por Dini nuk e ndezi dritën.

192

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.