Albanski_jazik_8_osmani

Page 186

b) një emër ose një grup emëror rrethanor shkaku i prirë nga parafjalët: nga, prej, ose nga shprehja parafjalore për shkak të P.sh.: Nga gëzimi më kishte ikur gjumi. Dielli i kuq dukej si i qethur prej ( për shkak) mungesës së rrezeve. c) me një përemër: Prej teje e pësova edhe unë. ç) me formë të pashtjelluar përcjellore: Duke u ftohur shpesh u sëmur rëndë. Në fjalinë e përbërë Shprehja e rrethanës së shkakut në fjalinë e përbërë shkakore bëhet me ndihmën e një pjese të nënrenditur shkakore që lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat: se, sepse, nga që, me qenë se etj., p.sh.: Duart na kishin ngrirë, ngaqë ishte shumë ftohtë. Shkolla do të ndërtohet aty, meqenëse ( se, sepse) kushtet janë më të mira. Shprehja e rrethanës së shkakut në fjalinë e përbërë bëhet: a) me ndihmën e pjesëve të lidhura pa lidhëza: Xhaxhai nuk po më shikonte në sy, ishte nxehur keq me mua. Shprehja e pasojës Lidhja e pasojës është gjithmonë e ndërsjella e lidhjes së shkakut. Nga dy dukuri të paraqitura njëra patjetër do të jetë shkak, kurse tjera pasojë, p.sh.: Pemët u rrëzuan nga era e fortë. ( nga shkaku i erës së fortë) Pasoja ose ( rrjedhimi) mund të shprehet: Në fjalinë e thjeshtë: a)nëpërmjet të një grupi emëror që është kryefjalë e foljeve: ndodhi, u shkaktua etj: Aksidenti ndodhi (u shkaktua) nga një gabim i shoferit. b) nëpërmjet një grupi emëror që është kundrinor i drejtë i shprehjeve foljore: pati për rezultat, solli si pasojë etj. Kriza ekonomike pati për rezultat (solli si pasojë) rritjen e papunësisë. Pasoja ose rrjedhimi në fjalinë e përbërë mund të shprehet me anë të pjesës së nënrenditur rrjedhimore të paraprirë nga lidhëzat që, kështu që: 188

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.