Albanski_jazik_8_osmani

Page 179

Fjalia e thjeshtë apo pjesë e fjalisë së përbërë quhet ajo që ka vetëm një folje në një nga gjashtë mënyrat vetore: dëftore, lidhore, dëshirore, kushtore, habitore dhe urdhërore, ndërkaq format e pashtjelluara të pjesores, paskajores, përcjellores e mohores nuk mund të jenë bërthama fjalie dhe si të tilla nuk formojnë as fjali, as pjesë të fjalisë së përbërë, por mund të shërbejnë vetëm si gjymtyrë fjalie. Fjalia e thjeshtë

Ka dy a më shumë folje. Pjesët lidhen me lidhëza, fjalë lidhëse dhe dhe pa mjete lidhëse

Ka një folje

Fjalia e përbërë

Të dy llojet e fjalive kanë të përbashkëta: kumtojnë një përmbajte të plotë; gjenden ndërmjet dy pushimeve të gjata; kanë intonacion të përfunduar. MBANI MEND Fjalia e thjeshtë është ajo pjesë e fjalisë që ka vetëm një folje në një nga 6 mënyrat vetore. E këto janë: mënyra dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore, habitore dhe urdhërore. Ndërkaq format e pashtjelluara të pjesores, paskajores, përcjellores e mohores nuk mund të jenë bërthama fjalie dhe si të tilla nuk formojnë as fjali as pjesë të fjalisë, por mund të shërbejnë vetëm si gjymtyrë fjalie. Fjalia e përbërë quhet ajo fjali e cila përbëhet të paktën nga dy ose më shumë pjesë fjalish (ka dy e më shumë folje) në një nga mënyrat vetore. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh: a) fjali të përbëra me bashkërenditje dhe b) fjali të përbëra me nënrenditje.

MJETET GJUHËSORE TË FJALISË SË PËRBËRË Fjalia e përbërë përbëhet nga dy a më shumë pjesë. Mjetet me të cilat lidhen pjesët e një fjalie të përbërë janë: a) lidhëzat që mund të jenë: - bashkërenditëse: dhe, edhe, por, kurse ose, apo, prandaj etj. P.sh.: Ai ishte i lodhur, por në fytyrën e tij shkëlqente hija e një gëzimi djaloshar. - nënrenditëse: se, sepse, në qoftë se, ndonëse etj. P.sh.: Të mos 181

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.