Albanski_jazik_8_osmani

Page 175

Të mirën e do çdo njeri. Fjalia mohore tregon se veprimi ose dukuria e shprehur nuk kryhet ose kryhet, por me disa kufizime. Pra, këto fjali shprehin një mohim. Në këto fjali para kallëzuesit përdoren pjesëzat mohuese nuk, s’, pa, mos, as dhe atëherë kemi mohim të thjeshtë. P.sh.: Besa nuk e zgjidhi detyrën. Lindita e zgjidhi problemin pa vështirësi. Ka disa lloje ndërtimesh mohore, por më kryesoret janë: mohimi i plotë ose tërësor, mohimi i pjesshëm, fjalët përgjigje – mohuese. Pjesëzat nuk, s’ dhe mos përdoren për të treguar se veprimi nuk është kryer, nuk kryhet ose nuk do të kryhet. Pjesëzat nuk dhe s’ përdoren para foljeve në mënyrën dëftore, kushtore e habitore. Ndërsa pjesëza mos, para foljeve në mënyrën dëshirore, urdhërore dhe lidhore. P.sh.: Nuk shkon në shëtitje. Nuk do të shkojë në shëtitje. Nuk shkuaka në shëtitje. Jepni shembuj të përdorimit të pjesëzave mohuese në bashkëvajtje me folje në mënyra të ndryshme. Mohimit tërësor mund t’i shtohen edhe fjalë të tjera si: kurrë, më, asnjëherë, për të treguar se mohimi nuk do të kryhet asnjëherë,në asnjë çast. Ai nuk do të shkojë kurrë në kurbet. Ai nuk do të shkojë kurrë më në kurbet. Ai nuk do të shkojë asnjëherë kurbet.

Mohim i pjesshëm Mohim të pjesshëm kemi atëherë kur nuk mohohet folja, por një gjymtyrë (përbërës) tjetër e fjalisë. Përdoren më shpesh pjesëzat mohuese, pa, jo: Ai shkoi në punë pa mjete. E ftuan në dasmë Blertën, jo Vjosën. Fjalive mohore u përgjigjemi me pyetjen: jo, kurrë, asnjë, asgjë etj. E takove Ilirin? - Jo Fjalia mohuese mund të përforcohet: -jo, sigurisht që jo etj. ose të zëvendësohet nga një shprehje emocionale: - Kurrë në jetë; në asnjë mënyrë etj. 177

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.