Albanski_jazik_8_osmani

Page 102

mbledhur nё shesh tё qytetit. Ca tё gёzuar kёndojnё si nё dasmё, tё tjerёt qajnё, tё gjithё shikojnё nga maja e fortesёs dhe bёrtasin e brohorasin. Flamuri i huaj u hoq dhe tani valon nё erё flamuri i Shqipёrisё. Pёr atё gёzohet populli, pёr atё tingёllojnё kёmbanat, pёr atё gjёmojnё topat. Ato qё ngjajnё nёn atё flamur, nёn atё kryeushtar, i shkruan historia me shkronja tё arta, i buçasin malet, brigjet dhe gurёt e Shqipёrisё, i tregojnё pёrrallat dhe legjendat e leqve dimrit rreth vatrёs. Fan S. Noli

Fjalё dhe shprehje vatёr - vendi rrёzё oxhakut ku ndizet zjarri pallё-a - shpata tiran-i - sundimtar, pushtues bekim-i - urimi shkoi kaluar - shkoi i hipur nё kalё

Komentojmё tekstin Çfarё i kujton Vojsavёs shpata e varur nё mur? Çfarё bёri Skёnderbeu pasi mori bekimin e nёnёs? Ku shihet mallёngjimi dhe gёzimi i nёnёs qё njohu tё birin?

Detyrё - Ilustrojini kёto njohuri me fragmentin e mё sipёrm, duke u bazuar te: a) Ngjarja (vёrtetёsia dhe fantazia e autorit), b) Personazhi i nёnёs (pёrshkrimi i ndjenjave saj), c) Personazhi i Skёnderbeut (sa ёshtё real dhe sa i fantazuar). Romani historik pёr nga gjatёsia ndryshon nga tregimi dhe novela. Romani ёshtё lloj i gjatё i prozёs, nё tё cilёn rrёfimtari rrёfen njё ose mё shumё ngjarje, ka mё shumё personazhe dhe zgjidhen mё shumё konflikte. Koha dhe vendi zёnё shumё mё tepёr vend nё roman se nё njё tregim. Nё romanin historik “Historia e Skёnderbeut” autori bazohet nё ngjarje historike tё vёrteta dhe nё personazhin historik, Skёnderbeu. Po megjithatё, F. Noli ngjarjet i pёrshkruan me fantazinë e tij si shkrimtar dhe derdh nё to ndjenjat dhe mendimet e veta. Kjo bёhet me qёllim qё libri i tij tё ndryshojё nga njё libёr historik qё jep vetёm fakte ngjarjesh dhe nuk ёshtё emocionues.

104

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.