Gjuha shqipe dhe leximi

Page 95

ARMIKU I VJETËR,UJKU DELENGRËNËS Rexhep Hoxha

Të lexo

jmë

Një ditë prej ditësh, Ugurzeza zgjon Shpendin herët. Edhe ma herët së ditëve tjera. Sa kishte nisë fesku. - Çohu, u ba dreka e pa i lëshue delet! - Galosh,Bardhosh,Trumosh! - ndjell qent me i marë me vedi, si për ditë. Kambën nuk e luente pa ta. Mirëpo, Ugurzeza nuk do me ia lëshue at ditë. Jo nuk don me ia lëshue at ditë. Ajo don me i mbajtë në shtëpi. Kush e din pse!...Kurse Shpendi nuk ngul këmbë, t’i marri me veti, sepse donte me ia çue fjalën në vend gogës. Edhe, si del me dele në ledina, shif çka ban Ugurzeza. Galoshin,Bardhoshin e Trumoshin, i mashtron e i mbyll në shtatë dryna. Në shtatë dryna të mëdhaj, mos me mujtë askush me i çelë. - Edhe, - i përdhunon Ugurzeza. - A ju bana mirë?...A ju bana mirë?...Tash delni në muejshit!...Ehe!.... Kurse Shpendi,, paa i shkue mendja se do t’i kërcnohet fare rreziku, u rrin deleve eve përpara.

Kur, oh fatkeqsi!... Pa pritë pa kujtue! - i del përpara au armiku i vjetër, Ujku Delengrënës edhe iapret me za të vrazhdë e krenueshëm: - A jeeee tiii Shpeeeendiii? - Po - Mos të frigohen delet se me ty kam punë! - Me mue! - Po me ty edhe me kurrkend tjetër. - Çka ke me mue, o ujku i malit ? - Kam që sot të ka ardhë dita e dekës edhe kam me të ngrënë. - Me më ngranë. - Pse, o ujku malit ? - Qe sepse: sot, mu sot, janë mbushë rrafsh pesëmbëdhetë vjetë, qyshse unë të kam çue te Plaka Ugurzezë me të rritë. Jarani të madhe kam me at plakë! A po sheh qysh ma ka mbajtë fjalën? Sot pesëmbëdhetë vjetë, sot pesëmbëdhetë vjetë, i pata thënë Ugurzezës:”Në qoftë se kur të rritet Zogu i njeriut e të bahet pesëmbëdhetë vjeç, ma çet me e ngranë, unë po ta jap”.

95


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.