Gjuha shqipe dhe leximi

Page 37

Analizojmë poezinë duke lexuar pjesë- pjesë: Ne jemi ushtria më e re në botë, Që luftojmë kundër luftës, armatimit Jemi ushtria më e madhe mbi tokë, Në vallen e haresë dhe të gëzimit... Në këtë strofë poeti bën fjalë për ushtrinë më të madhe mbi tokë, që lufton kundër dhunës dhe armatimit. Ata janë nxënësit dhe të rinjtë, të cilët duan jetë të qetë, të hareshme dhe të gëzuar.

Kështu vazhdoni edhe me strofat tjera!

FJALOR

kazerma - shtëpitë apo ndërtesat ku pushojnë dhe kryejnë aktivitete ushtarët uniformat - veshjet e njëjta të nxënësve pa lotë - shprehje figurative - pa luftë e gjakderdhje DETYRË

1. Vjersha të mësohet përmendsh, 2. Hartim me shkrim me temë, “ Ne krijojmë botë të lirë, të lumtur dhe pa lot”

TË MBAJMË MEND

Rima është veçori e llojeve letrare në vargje. Rima krijon harmoni mes vargjeve. Kjo arrihet kur rrokjet e fundit të vargjeve përputhen në rimë dhe ngjajshmëri, krijojnë muzikalitet dhe harmoni tingujsh. Në strofën e parë vargu i parë përputhet me të tretin, kurse i dyti përputhet me vargun e katërt - (ABAB). Këtë rimë e qujamë të alternuar. Kemi edhe rimë të kryqëzuar kur vargu i parë përputhet me vargun e katërt, kurse vargu i dytë përputhet me të tretin - ( ABBA). Gjeni rimën në strofat tjera të vjershës, NE JEMI.

37


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.