Gjuha shqipe dhe leximi

Page 132

PAL GOLEMI E NIK PETA Gavrill Dara- i Riu

Të lexo

jmë

“ O Balë më lër të fle përgjithmonë, këtu në mes të kokave që kam prerë! Më lër të pushoj nën palat e flamurit tim që e kam njomur me gjak dhe I thuaj Skëndërbeut... “Edhe i vdekur Pal Golemi do ti tmerroj armiqt “ !

Aty mbi shkëmbin, që rrihnin valët e detit, plaku Balë me flokë e mjekër të bardhë vazhdonte t’i tregonte nipit ato që i kishte parë e dëgjuar, luftërat që kishte bërë. Nipi nuk i dëgjonte ato ngjarje, po i përpinte dhe i skaliste në kujtes. - Më dëgjo , o nip i dashur, se unë kam marrë pjesë në të gjitha betejat. Kam luftuar përkrah Skëndërbeut e Vrana Kontit, përkrah Lekë Dukagjinit e Arianitit dhe sa e sa princave dhe kapedanëve të tjerë. Pa kam marrë plagë mbi plagë. Janë plagë të trupit e të zemrës për shokët që na ranë, Arbërinë që e humbëm... Edhe në betejën e Vajkalit mora pjesë. Luftuam si luanë e vramë ca më shumë osmanë. Vetëm Ballabanin s’e vramë dot atëherë. Po e vrau Gjergj Aleksi ca më vonë atë qen! Më vjen keq që nuk vrava dot më shumë...Ja për këtë do të tregojë tani, shpirt i gjyshit. Dhe mos harro kurr, gjakun, Arbërinë. T’i duash siç do nënën e babën! Pastaj vazhdoi: - Atje, në Vajkal të ngriheshin përpjetë qimet e kokës nga ato që të shikonte syri. Fjala s’i tregon dot të tëra, po ti shumë gjëra merr me mend. Zjarri e kishte kthyer gjithçka në hi, toka ishte bërë e kuqe nga gjaku, fusha ishte mbushur me të vrarë e mbi kufoma krrokatnin korbat. Një luftëtar arbëresh mbylli sytë në duart e mija duke thirrur: ”Nënë”! Pak më tutje një tjetër trim ishte mbërthyer fytafyt me një osman dhe dukej sikur luftonin me njëri-tjetrin edhe të vdekur... Bëra nja dy hapa më tej dhe pashë një kalë që tërhiqte zvarrë shalën. M’u duk se kishte të vizatuar një luan me ngjyrë të gjelbër. Zemra më ndolli keq. Diku e kisha parë atë stemë. Pranë kalit ishte edhe një luftëtarë i mbytur në gjak me dhjetë ushta të ngulura në krahëror. Flamurin e mbante me dhëmbë dhe pëluhrën e kuqe me shkaben në mes e valëviste flladi. Në dorë shtrëngonte ende kordhën, ashtu siç e shtrëngonte kur luftonte me osmanët. .

132


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.