Gjuha shqipe dhe leximi

Page 12

SYTË E SHKOLLËS

R.Tuda Kalosh Çeliku

Të lex

ojmë

Shkolla e fshatit si një zgjua bletësh rrinte në kodrinë.Fytyrën e kishte kthyer nga dielli, ndërsa derën nga fshati. Rreth e rrotull i rrinin në këmbë disa pemë. Një zog fluturoi me një këngë dhe u ndal në dritare. Në klasë pa mësuesin dhe nxënësit duke lexuar një tregim në “Fatosi”. E zgjati kokën të shohë, mirëpo e zuri xhami. Zogu u habit me këtë dorë të tejdukshme që rrinte në mur të shkollës. -Kush je ti që s’më lë të hyj në klasë?-pyeti zogu -Unë-dëgjoj një zë të ulët. -Po,po,ti!-i tha zogu me zë më të lartë. -Unë jam dritarja e shkollës. Ih!-qeshi me ironi zogu. -Dritarja e shkollës ! Gjithë ditën e gjatë rri e s’bën asnjë punë. -Kush?-pyeti dritarja,-Unë? -Ti,ti!Edhe motrat e tua! -Nuk është ashtu, zog! Unë jam mjaft e nevojshme për shkollën. Pa ne, a e sheh këtë mësues me nxënës, nuk do shkruanin e lexonin asnjë shkronjë. Që të bindesh edhe vetë, qe po të jap një shembull.Mbylli sytë, o zog! -A më sheh mua? -Jo,nuk shoh asgjë,vetëm terr. -Hapi tash sytë!Hë, më thuaj,ç’rëndësi kanë sytë për trupin tënd? -Ju dritaret qenkeshit sytë e shkollës?! -Po,po.Sytë e shkollës. -Më fal, oj dritare!Nga mosdija bëra një gabim.-Dhe para se të fluturojë, tha:Ju jeni jo vetëm sytë e shkollës, por edhe të fshatit...

12


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.