Gjuha shqipe

Page 97

Përralla dhe histori të vërteta - Unë! - iu përgjigj osmanlliu. Jorgji hoqi bërrucin nga krahët, shtrëngoi më mirë brezin dhe u turr me kordhë në dorë. Osmanlliu nxori jataganin, u hodh përpara dhe era që fryu, ia zbuloi gjoksin e gjerë e leshator. Jorgji ngriu për një çast. Në gjoksin e osmanlliut pa të varur një hajmali dhe përnjëherësh e uli kordhën. - Ç’pate? - e pyeti osmanlliu. - U frikësove? - S’jam frikësuar kurrë në jetën time, o trim, po diçka tjetër më bën të shkëmbej dy fjalë me ty ... - Çfarë? - e pyeti përsëri osmanlliu. - Luftojmë kur të duash, sa të duash e si të duash, po a nuk më thua, ku e ke gjetur atë hajmali që e mban të varur në qafë? - Ma ka falur nëneja qysh kur isha kërthi ... Po pse më pyet? Se kam edhe unë një të tillë si hajmalia jote. Edhe mua nëna ma ka vënë qysh kur isha çilimi. Dhe në çast të dy trimat hapën gjirin dhe shikuan hajmalitë. Të dyja ishin të qepura me pe të florinjtë. Ishin të dyja njëlloj. Kur panë këtë gjë, trimat mbetën si të ngrirë në vend dhe nisën të qanin me lot të nxehtë. Kjo vazhdoi vetëm një hop, se pastaj u hodhën në krahët e njëri-tjetrit, dhe thanë me një gojë: - Të kam vëlla, more i mjerë, nga një bark paskemi lerë! - Tani që gjetëm njëri-tjetrin, - tha Jorgji, - eja të shkojmë të gëzojmë nënën e mjerë që të ka larë me lot. Pastaj ulemi e bisedojmë prapë. Apo nuk them mirë? - Ashtu është, o vëlla. Pasi të gëzojmë nënën, të marrim malin dhe ti me kordhën e unë me jataganin të luftojmë për lirinë dhe t’i shporrim ata që na ndanë për së gjalli e na bënë të vritemi vëlla me vëlla. Dhe Vitoja është nusja jote e motra ime, o vëlla i dashur. Dasmën tuaj do ta bëjmë në ditën e lirisë!

kordh-ë-a - shpatë pak e kthyer në majë dhe që pret vetëm nga njëra anë.

nëne-ja - nëna, këtu përdoret me përkëdheli.

vetëm një hap - vetëm pak kohë

97 t’i shporrim - t’i dëbojmë, t’i përzëmë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.